RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Xhavit Bajrami premton mbrojtjen e titullit ISKA

3 min read

Grand Hotel, Prishtinë, 7 Maj 2010 – Kampioni botërorë në versionin ISKA, Xhavit Bajrami ka mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes se shtundës. Në konferencë për gazetar ishin prezent kick-boxieri ynë Xhavit Bajrami, sfiduesi i tij Dimitrij Bezus, kryetari i versionit ISKA për Evropë, Fritz Exenberger dhe traineri i Xhavit Bajramit, ish-luftëtari i K-1 Rene Roose.

Fjalën i pari e mori Fritz Exenberger i cili tha:” Është një meç mjaft i rëndësishëm. Është nder të jesh sërish në Prishtinë. Sërish do të shohim dy luftëtarë në ring. Njëkohësisht i dëshirojë mirëseardhje ekipit të Ukrainës. kick-boksieri ukrainas, Dimitrij Bezus. Ai është një luftëtar i fortë dhe besojmë se të ardhmen do të jetë kampion i vërtet i këtij sporti. Pres që edhe Xhavit Bajrami të tregoj forcën e vet”.

Pyetjet filluan të adresohen tek kampioni ynë Bajrami, të cilën e pyeten se sa është përgaditur për këtë meç. “Si gjithmonë edhe këtë herë jam përgatitur psiqikisht dhe fizikisht. Dhjetë javë jam përgatitur në Holandë. Jam optimist për fitore dhe ta mbrojë titullin. E kam shiquar meçin e fundit të ukrainasit, Bezus, i cili është talent i ri. I kam analizuar mirë cilësitë e tija dhe pres ndaj tij fitore”, tha Bajrami.

Ndërkaq kick-boxieri nga Ukraina, Dimitrij Bezus theksoi: ““Kam ardhur për të fituar titullin. Kam fituar disa tituj dhe së fundi e kam fituar në Bangkok të Tajlandës. E njoh mirë Xhavitin. Rrespekt për të, ai ka marr pjesë edhe në K-1, por unë do të jem fitues nesër”.

Kosovaboxing.org i bëri pyetje ukrainasit Bezus: “A do të zgjasë lufta 5-raunde apo do të përfundoj para kohe”
Dimitrij Bezus:”Nuk e di si do të shkon lufta, unë jam përgaditur për dy opcionet”.

Edhe traineri i Bajramit, Rene Roose dha mendimin e tij për duelin e nesërm: “Xhaviti ka stërvitur një kohë të gjatë në Amsterdam të Holandës me mua dhe me ekipin ku bënte pjesë edhe legjenda Peter Aerts ku është mirë i përgatitur për këtë sfidë. Të shtunën Xhaviti do të shënojë fitore dhe mbrojë titullin”.

Në parameç Bajrami dhe Bezus do të zhvillohen edhe pesë duele të kick-boxit dhe një i boksit amator. Orari i ndeshjeve:

100 kg : 5R x 3min: Xhavit Bajrami (Team Bajrami-Kos) vs. Dimitrij Bezus (Ukraine)
86 kg: 3R x 3min: Blerim Rashiti(Kosove) vs. Janos Finfera (Hungari)
66 kg: 3R x 2 min: Kreshnik Rama (Kosove) vs. Nikoliq Marko (Mali i Z
86 kg: 3R x 2min: Ferid Bajrami (Team Bajrami-Kos) vs. Nikola Zadrima (Mali i Zi)
Boks– 75 kg : 3R x 3 min : Shkelzen Gashi (Kos) vs. Ibrahim Mustafov (Maqedoni)
71 kg: 3R x2min: Avni Kabashaj (Team Bajrami-Kos) vs. Milan Jovanoviq (Mali i Zi)
96 kg: 3R x 3min:Tefik Bajrami(Team Bajrami-Kosove) vs. Janko Kuzman (Mali i Zi)
81 kg: 3R x 2min : Shpetim Ahmetaj (Kosove) vs. Elmir Derviseviq (Mali i Zi)

Dueli Bajrami dhe Bezus do të filloj nga ora 20:00 në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë. Dueli do të emitohet drejtpërdrejt në RTK. Bileta do të jetë nga 3 deri 5 euro.

Artan Vërbica
7 Maj 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.