Artan Vërbica
4 mars 2018

Barclay Center, Brooklyn, New York, 3 mars 2018 – Deontay Wilder (40-0, 39 KO) ka fituar përballjen e vështirë kundër Luiz Ortiz (28-1, 24 KO) me ndërprerje në raund të dhjetë. Meçi ishte mjaft interesant dhe fituesi deri në raundin e dhjetë nuk dihej fituesi u përcaktua me një rrëbesh goditjesh nga Wilder duke fituar përballjen e humbur deri në atë moment. Deri në ato momente Wilder kishte fituar vetëm dy raunde të pestën dhe të nëntën. Kosova Boxing ka ndarë këtë duel në katër pjesë ku mund të shiqoni se si ka rrjedhur meçi deri në përfundim.

Dominimi i katër raundeve të para nga Ortiz
Dueli filloi me dominimin e Ortiz i cili me qetësi dhe siguri të vërtetë kontrollonte meçin. Meçi thuajse gjatë gjithë kohës u zhvillua në distancë. Katër raundet e para u fituan nga Ortiz i cili krijoi një avantazh të theksuar 40-36. Raundi i katërt ishte më i bukuri deri në ato momente ku Ortiz qëlloi disa goditje të bukura.

Wilder e gjuan në dysheme Ortizin në raund të pestë
Thuajse Wilder ishte i rezervuar dhe kërkonte gabimin e Ortizit gjatë gjithë meçit dhe këtë e shfrytëzoi mjaft bukur në raundin e pestë ku pas një gabimi të Ortiz, Wilder goditi një herë në nofullë dhe goditjen tjetër e plasoi në pjesën e majtë të qafës duke e hedhur në nokdovn. Ortiz u zgjua dhe vazhdoi duke e bërë meçin edhe më interesant. Ortiz në ato çaste udhëhiqte me 48-46 pas nokdovnit të pësuar.

Ortiz shkëlqeu në raundin e gjashtë dhe shtatë, gongu shpëtoi Wilderin
Në raundin e gjashtë Ortiz stabilizoi vetën duke marrë vetën dhe dike fituar raundin. I shtati ishte më i bukuri ku Ortiz shpërtheu ndoshta dhe humbi gjithë energjinë dhe fuqinë për të përfunduar përballjen. Ai rrahu mirë Wilderin në këtë raund duke plasuar mjaft goditje të pastërta, ndërsa gongu shpëtoi Wilderin. Rezultati ishte 68-64 në favor të Ortiz.

Wilder vetëmohues fiton meçin në raundet në vijim
Si duket Ortiz hargjoi gjithë energjinë në raundin e shtatë, ku mund të themi se me të vërtetë Wilder pati fat, cili mezi qëndronte në këmbë. Në raundin e tetë Ortiz u mundua të vazhdoj sulmin por i mungonte ajo energjia që e kishte në raundin e shtatë, kuptohet sepse shpenzoi mjaft energji. Wilder ngadal shkonte të marrte vetën, ku mund të themi se raundi i tetë u përmbyll si i barabartë. I nënti ishte ai fitues, Ortiz u pa që kishte probleme me qëndrueshmëri gjë që në fund të raundit i mori disa goditje, ndërsa që ishte i pavëmendshëm dhe gjyqëtari në ring i cili e lejoi duke pranuar një goditje të fuqishme edhe pas gongut. Kjo është loja e boksit, Ortiz filloi të bije, ndërsa Wilder priti momentet e tij. Wilder zvogëloi rezultatin në 87-84 dhe tre raundet e fundit ishin vendimtar për fituesin.
Në raundin e dhjetë Wilder i dha fund dilemës së fituesit. Ai pa që Ortiz ishte i hargjuar, këtë e kuptoi në fund të raundit të nëntë. U hedh në sulm nga fillimi ku pas një rrëbesh goditjesh arriti që Ortizin ta gjuaj në dysheme. Ortiz u zjgua u mundua, por ishte e kotë, Wilder vazhdoi sulmin me goditje të fuqishme ku Ortiz ra për dysheme sërish, ndërsa gjyqëtari David Fields ndali meçin.

Të tre gjyqëtarët e kishin para Wilderin me pikë para nakautit, kjo tregon edhe njëherë se nuk ishin real, Carlos Ortiz Jr 85-84, Glenn Feldman 85-84 dhe Kevin Morgan 85-84. Ndërsa nga numërimi im, Ortiz ishte dukshëm përpara 87-84. Kjo tregon se nëse meçi do të përfundonte në 12-raunde, vështirë se do ti merrej fitorja amerikanit.

Çka të themi, vetëm se pamë një meç të bukur dhe të paparishikueshëm. Wilder fitoi por me vështirësi të madhe dhe me fat mund të themi. Me këtë që tregoi ai nuk mund të themi se është numri një në botë në kategorinë e rënd. Dy kampionët tjerë botëror, Anthony Joshua në WBA dhe IBF dhe Joseph Parker në WBO janë shumë më të mirë se Wilder. Dy kampionët botëror Joshua dhe Parker do të ballafaqohen me 31 mars në Kardif të Vellsit për unfikimin e titujve botëror.

www.kosovaboxing.org