O2 Arena. Londër, Angli, 28 korrik 2018 – Meçi White dhe Parker është quajtur në fund “Sfida Rraskapitëse” e cila ka mbaruar në favor të britanikut Whyte. Dueli i cili ishte mjaft i fortë dhe i paqartë deri në sekondat e fundit, në fund fituesi u dha nga gjyqëtarët të cilët vlerësuan Whyten fitues me vendim unanim. Kështu e vlerësuan gjyqëtarët: Steve Gray (113-112), Phil Austin (114-111) dhe Cristophe Fernandez (115-110). Me këtë fitore Whyte fitoi dy tituj, WBC Silver dhe WBO International.

Parker (24-2-0, 18 KO) e filloi mirë duke qenë më aktivë duke fituar raundin e parë. Por, gjithçka e ndryshoi Whyte (24-1-0, 17 KO) në raundin e dytë kur e plandosi zelandasin dhe krijoi një epersi psikologjike duke e ruajtur deri në fund. Raundet në vazhdim ishin shumë të ngushta dhe shumë vështirë të vlerësoheshin, ndonëse Whyte kishte goditje direkte më shumë duke tubuar pikë ku Parker këtë e lejonte duke dëshiruar gjatë gjithë kohës nakautin. Dueli shkonte drejt fundit dhe Whyte mbante epersinë. Në raundin e tetë Whyte arriti sërish të gjuaj Parkerin në dysheme ndërsa ky i fundit nuk u dorëzua dhe vazhdoi deri në fund. Parker ishte ai i vërteti vetëm në tra raundet e fundit ku tregoi cilësit dhe karrakterin e tij, gjë që e bëri sfidën edhe më interesant. Të dy boksierët ishin mjaft të lodhur të rraskapitur, ndërsa që luftonin si gladiatorë të vërtetë. Sfida u bë edhe më interesant 20 sekonda pa përfunduar raundi i fundit ku Parker godet fortë duke e hedhur në dysheme Whyte-n. Ky i fundit u ngritë dhe u mbajt për 10 sekondat e fundit. Në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren Whyte-t që ishte me meritë.

Në parameç u zhvillua edhe një tjetër meç i rëndësishëm në kategorinë e rënd ndërmjet Dereck Chisorra (29-8-0, 21 KO) dhe Carlos Takam (35-5-1, 27 KO). Ky duel u karakterizua me shumë goditje nga dy boksierët i cili përcaktoi një goditje në raundin e shtatë nga Chisorra duke lënë në dysheme Takamin. Kjo fitore rikthen Chisorren në mesin e boksierëve më të mirë në kategorinë e rënd në botë e cila do ti hapë rrugë tjetër beteje të rëndësishme në karrierën e tij. 34-vjeçari akoma është premtues, kjo u dëshmua mbrëmë.

www.kosovaboxing.org
29 korrik 2018