Die. Gus 9th, 2020

Ward mposht Barreren, por nuk impresionon

2 min read

Andre Ward vs. Sullivan BarreraOukland, Kaliforni, 26 mars 2016 – Andre Ward ka mposhtur mbrëmë kubanezin Sullivan Barrera me vendim unanim pas 12-raundeve. Dueli ishte i fortë dhe sfidues gjatë kohës. Ndonëse ishte pritur një performancë e denjë nga Ward, ai e bëri një paraqitje të mirë por që nuk e pati lehtë. Barrera ishte gjatë gjithë kohës sfidues duke kërkuar luftë, por menquria dhe eksperienca e Ward në shumë raste iu shmang luftës. Në raundin e tretë Ward me një kroshe të shkurt plandosi Barrerën, ndërsa ky i fundit u zgjua dhe vazhdoi. Në raundin e tetë Ward e goditi me një goditje të palejueshme nën brezë “Low-Blow” duke u sanksionuar me vërejtje publike. Dhe në fund pas 12-raundeve Ward doli të jetë fitues, por duhet të jemi kritik për gjyqëtarët të cilët i dhanë fitoren e thellë amerikanit. Dy nga gjyqëtarët e vlerësuan me 117-109 dhe njëri 118-110, gjë që mund të jetë poentim i thellë dhe jo i drejtë. Ward ka triumfuar ku pati goditje më të pastërta por jo me këtë poentim të thellë të gjyqëtarëve. Ai ishte vetëm për dy-tre raunde më i mirë, dmth meçi ka qenë mjaft i ngushtë.

Pas këtij meçi pati reagime të shumta nga ekspertët duke theksuar se Ward me këtë paraqitje nuk do të ketë shancë ndaj kampionit të botës, Sergey Kovalev. Por, duhet të theksojmë se Ward mposhti kampionin e botës nga boksi amator për junior në vitin 2000. Pastaj Barrera në duelet e fundit ka nakautuar boksierët e vlerësuar si Karo Murat me nakaut në raund të pestë, Hakim Zoulikha me nakaut teknik në raund të dhjetë dhe Jeff Lacyn me nakaut teknik në raund të katërt. Prandaj mendojmë që Ward mposhti një emër të madh të boksit botëror duke i shfaqur humbjen e parë në karrierën e profesionistit pas 18 meçeve pas 7 viteve, Barreras. Por, gjithsesi e pranojmë që nëse Ward do të ketë kësi llojë paraqitje ai do ta ketë shumë të vështirë  ta mposht rusin Sergei Kovalev. Pushimi i gjatë, lëndimet dhe problemet me menaxherin e kaluar që ka pasur Ward, kanë lënë pasoja, prandaj të shpresojmë se ai do të ngritë formën e tij të dikurshme që ka pasur.

Sergei Kovalev

Nga afër këtë ngjarje e përcolli edhe kampioni unifikues i botës në kategorinë gjysëm të rënd, Sergey Kovalev. Kovalev dhe Ward pritet të takohen në muajin nëntor. Ky do të jetë super meçi i vitit i 2016-tës.

Artan Vërbica
28 mars 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.