RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Vukshinaj mposht gjermanin Rigas

1 min read

Boxclub Champions KEBaden Wittemberg, Gjermani, 20 shkurt 2021 – Faton Vukshinaj (12-0-2, 7 KO) ka shënuar fitoren më të rëndësishme në karrierë mbrëmë. Ai mposhti gjermanin vendas, Alexander Rigas (12-1-0, 5 KO) duke i shkaktu humbjen e parë në karrierë gjermanit.

Vukshinaj ishte i fokusuar që nga fillimi dhe fitoren dhe u pa që në raundet e para që nga Gjermania nuk do të kthehet duar boshë. Ishte në çdo element në çdo raund dhe me dëshirën për të fituar ia arriti. Aq i mirë ishte sa që gjyqëtarët nuk mundën të mos ia japin fitoren e pastërt. Dhe pas 10 raundeve Vukshinajt iu ngritë dora fituese.

Ky është triumfi më i madh i Vukshinajt. Ai tani është një boksier elitar botëror. Këtë e dëshmoi ku sfidat e tij të radhës do të janë edhe më të mëdha, por ai është i gatshëm.

www.kosovaboxing.org

1 thought on “Vukshinaj mposht gjermanin Rigas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.