RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Versioni ISKA përzgjedhë kundërshtarin e Xhavit Bajramit

2 min read

Versioni i kick-boxit, ISKA ka përzgjedhur kundërshtarin e radhës së kampionit tonë, Xhavit Bajrami. Dje është e bërë e ditur në mbledhjen e bordit të këtij asosiacioni. Sfiduesi i radhës i kick-boxierit tonë do të jetë anglezi, Chris Knowels. Knowels është i ranguar ndër 20-të më të mirë në botë të kësaj federate. Ai me kënaqësi e pranoi shpalljen e sfiduesit, nr 1,  të versionit ISKA ku  pranoi sfidën me Xhavit Bajramin me 24 Prill në Prishtinë.

Chris Knowels është kampion i versionit ISKA të Anglisë. Karakteristikë e kampionit anglez është se ai peshon afër 120 kg, dhe ka teknik dhe lëvizje të hatashme duke pasur parasysh peshën e tij. Ai gjatë karrierës së tij është përballur me shumë kick-boxier të njohur, njëri ndër ta është turku, Gokhan Saki i klubit të mirënjohur holandez, Golden Glory.Chris Knowels do të viziton për herë të parë Kosovën të hënën ku do të paraqitet së bashku me kampionin tonë aktual të botës, versioni ISKA – Xhavit Bajrami ku do të mbajnë një konferencë për gazetar. Më shumë rreth kësaj do t`ju informojmë gjatë fundjavës.

Për Xhavit Bajramin kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit në vendin tonë. Ai titullin e ISKA-së e fitoi për herë të dytë në karrierë vitin e kaluar duke knock-out-ar amerikanin Mike Sheppard në Zvicër kur riktheu titullin. Më pastaj mbrojti titullin kundër Freddy Kamayo në Prishtinë duke barazuar.

KosovaBoxing.org në ditët në vijim do t`ju informojë më shumë rreth kundërshtarit, konferrencës, organizimit, parameçeve që do të ndodhin me 24 Prill në kryeqendrën tonë.

Artan Vërbica
19 Shkurt 2010

5 thoughts on “Versioni ISKA përzgjedhë kundërshtarin e Xhavit Bajramit

  1. shiko,ne faqe te ISKA FAQE ,SUPER HEVYWEIGHT-212 IBS/96KGS& WORLD CHAMPION MT 2009.11. 28

    TUNG MULI

  2. shiko,ne faqe te ISKA FAQE ,SUPER HEVYWEIGHT-212 IBS/96KGS& WORLD CHAMPION XHAVIT BAJRAMI MT 2009.11. 28

    TUNG MULI

  3. po e shikova, mirepo qenkan shum federata te ISKA e une e kom shiku njo tjeter

    gjithsesi suksese Xhavitit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.