Altona North, Victoria, Australi, 11 mars 2018 – Ka ndodhur një befasi në mbrëmjen e së dielës në Australinë e largët për ne, ku talenti i madh botëror me origjinë shqiptare, Ibrahim Balla është mposhtur në prani të publikut të tij në “Shtetin e Viktorias” nga filipinasi Jessie Cris Rosales me nakaut në raund të dytë.

Ibrahim Balla (13-2-0, 7 KO) i njohur me nofkën si Ibby mbronte titullin e Oqeanisë në versionin WBA, kundër filipinasit mjaft të rrëzikshëm Jessie Cris Rosales (22-1-1, 10 KO) që i doli shumë keq dhe një e papritur.

Sipas mikut tonë matchmakerit të këtij eventi, Stuart Duncan, Ibrahimi nuk ishte i qetë aspak para përballjes për arsye të panjohur dhe kjo ndodhi që ai nuk e pati qetësinë e tij në ring dhe nga një kundërsulm pranoi në nofull një goditje me aperkat dhe ra në dysheme, duke mos arritur të zgjohet më. 

Në parameç boksoi edhe vëllai tjetër Qamil Balla. Qamili (12-1-1, 5 KO) përballë pati poashtu një filipinez, Adam Diu Abdulhamid (11-5-0, 4 KO) të cilin arriti ta mposht me vendim unanim pas tetë raundeve.

Shpresojmë që Ibrahimi të rikuperohet dhe të marrë vetën shpejtë. Nga ai pritet shumë në të ardhmen. Të dy vëllezërit Balla konsiderohen e ardhme e boksit australian.

www.kosovaboxing.org
12 mars 2018