RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Uldedaj siguron medaljen evropiane në Kampionatin Evropian për të rinjë

3 min read

Foto: Lili Koci 

Jurgen UldedajZagreb, Kroaci, 22 tetor 2014 – Jurgen Uldedaj ka siguruar medaljen evropiane sonte në kampionatin evropian për të rinjë që është duke u mbajtur në Zagreb të Kroacisë. Ai në çerekfinale ka mposhtur boksierin polak, Maciej Żurakowski me rezultat të ngushtë, 2 me 1. Ai për mrekulli pati meçin në kontrollë dhe e udhëhoqi duke fituar pastër, ndonëse një raund iu dha boksierit polak. Uldedaj nga trajnerët e kombëtarës sonë, Zef Gjoni, Jozef Sermi dhe Gëzim Zeneli, u këshillua të jetë i kujdesshëm në ring pasi meçin e gjykoi gjyqëtari serb dhe do të kishte mundësinë për ndonjë tërheqje të vërejtjes apo diskualifikimi që e kishte frikën tabori ynë. Por, gjithçka shkoi mirë dhe tani Uldedaj i qetë pret meçin gjysëmfinal pasnesër ku përball do të ketë boksierin nga Norvegjia, Vegar Tregren.

Uldedaj meçin e parë preliminarë të 32-boksierëve e kaloi pa luftë. Fati deshti që ai të futet në mesin e 16-të më të mirëve për të boksuar më pastaj me boksierin favorit nga Azerbejxhani, Orkhan Aliyev. Dhe favoriti në leter nuk rezultoi, sepse Uldedaj shkëlqeu ndaj tij duke e mposhtur pastër, 3 me 0.

Arritje të madhe në këtë kompeticion e arriti edhe boksieri tjetër i yni nga Shqipëria, Rexhildo Zeneli në kategorinë deri 56 kg. Zeneli në meçin e parë preliminar mposhti boksierin nga Çekia, Daniel Gabor, 3 me 0. Në të tetën e finalës ishte më i mirë se irlandezi favorit, Frankie Cleary, duke e mposhtur 3 me 0. Por, në meçin që e afronte te medalja, meçin çerekfinal e humbi nga bjellorusi Dmitriy Asanov, 3 me 0. Sipas trajnerëve tanë, meçi ishte i barazpeshuar por që gjykimi ishte i një anshëm për bjellorusin. Gjithsesi mediumi ynë Kosova Boxing mendon se Zeneli ka të ardhme të ndritshme.

Për ekipin kombëtar të Shqipërisë u paraqit edhe Krenar Zeneli në kategorinë deri 52 kg, i cili humbi në të tetën e finales nga boksieri nga Gjeorgjia, Gagik Pozoyan, 3 me 0. Dhe Erald Muhja në kategorinë deri 64 kg, u mposht nga boksieri nga Bullgaria Zdravko Popov, 3 me 0.

Boksierët nga Shqipëria dukshëm u paraqitën më mirë se Kosova ku nuk arritën të tregojnë diç në këtë kampionat duke zhgënjyer. Kosova u paraqitë me pesë boksier, Edmond Zefi në 60 kg, Visar Rexhepi në 64 kg,  Meriman Maloku në 75 kg, Ardit Delijaj në 81 kg, dhe Fisnik Muharremi në 91 kg. Të gjithë boksierët kosovarë pësuan në përballjet e para.
Edmond Zefi pësoi nga boksieri nga Rusia, Maksim Krivtsov, 3 me 0. Visar Rexhepi u mposht nga boksieri nga Rusia, Ivan Kozlovskiy, 3 me 0. Sipas FboxK, Rexhepi ishte më i mirë por që gjyqëtarët gjykuan në dobi të rusit Ivan Kozlovskiyt. Meriman Maloku pësoi nga boshnjaku Enid Numanovic me ndërprerje në raund të tretë. Ardit Delijaj pësoi ndaj boksierit nga Moldavia Cristian Constantinov, 3 me 0. Dhe Fisnik Muharremi pësoi ndaj boksierit nga Rusia, Danil Khlebnikov, 3 me 0.

Përgatiti: 
Artan Vërbica

 

 

15 thoughts on “Uldedaj siguron medaljen evropiane në Kampionatin Evropian për të rinjë

  1. Me duhet te shtoj dicka ketu. Puna e yjeve tek AIBA dhe politika e Federates Shqiptare duke mos lejuar trajnerin me perspektiv Shqiptar Sead Bushati te kete drejt te jete ne kend te boksierit te vet eshte e dhimbshme. Duhet reforma ne FSHB, dhe te avancohen te gjithe trajneret e rinje.

  2. ke sh te drejt artan duhet ber sh pastrime me disa njerz qe skan lidhje me sportin e boksit dhe kan ne dor kte sport..por dhe ktyre po i vjen fundi avash avash..sead bushati e din sh mir e gjith shqiperia qe osht tranjeri me i sukseseshjem dhe nxir talente ne boks dhe jo fjal e vjedhje si shum presona tjer.

  3. Me gjithe respektin per trajneret e kombetares, z. Zef Gjoni, z.Gezim Zenelin, z. Jozef Sermin. nuk kam asgje personale sepse i respektoj. Por, e dhimbshme eshte nese bokson boksieri yt dhe nuk eshte trajneri i tij ne kend, bile si ndihmes, njesoj qe eshte edhe per boksierin me e lehte me pas afer trajnerin e tij. Ketu edhe suksesi eshte me i madh.
    Pra duhet te pajisen te gjitha trajneret. pa dallim se kush eshte me licenca se kjo eshte me e veshtre si per boksierin ashtu dhe per vete trajnerin. Dhe qysh te kerkon rasti te jane te gjithe te pajisur.
    Dhe kjo puna e yjeve nga AIBA eshte dicka shume e prapambetur, dicka qe nuk ma kap mendja. Licence duhet per gjithcka dhe ka te drejt cdo njeri, si per referim, si per trajner, si per te gjitha. Dallimi i yjeve me duket shume e prapambetur duke u krijuar lluft personave per monopol. Kjo eshte duke u shfrytezuar si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove. Njesoj eshte edhe ne Kosove ….

  4. Artan, kjo dukuri është kaherë edhe në Kosovë, por jam kurreshtarë të dij a aplikohet edhe në vendet e regjionit? Kjo po u jep mundësin njerëzve te caktuar të jenë të përjetshëm dhe të pa zëvendësueshëm. Të bëhen Zotët e boksit, sepse vetëm Zoti është i pa zëvëndsueshëm.

  5. Ki drejt, Musli Zymberi. Po degjoj nga disa bashkatdhetar tane atje ne Zagreb, nga nje mik i imi, z. Vedat Zogejani duke e prezentuar veten si gjithcka, menaxhera, drejtora dhe shume funksione, e me vjen keq sa te pa ditur jane. Une i quaj te mjere …

  6. Artan nuk duhet me e harru se Trainer Zef Gjoni ka ba shum për Kombëtaren e Boksit, dhe Sead Bushatin ka dalur boksier nga duart e vullneti i Trainerit Gjoni. Kto i di shum mir se jam ken një Ekip me Seadin dhe di që kur Seadi nuk donte tē vazhdonte ma Boksin në vitet 96 – 97 Une dhe Jetmir Kuçi e kena ba që tê vazhdoj Boksin. Dhe po ashtu dhe me Trainerin Gjoni që kena pas folur për rikthimin e Bushatit në Ekip. Por sa i përket ksaj për të qenur trainer i tret apo i dyt duhet që Seadi me Trainer Zef Gjonin dhe Federaten e Boksit të bashkëpunojn më afer.

  7. i pari i dyti apo i treti..ska rendesi rendesi ka qe seadi duhet te ishte sps osht boksieri i tij jurgen uldedaj…nuk po ja ulim vlerat zefit apo tja mohojm se seadi ka dal nga duret e zefit,gjithashtu dhe seadi se mohon kte gje..

  8. E kuptoj Alban por une kam fol në telefon dhe me Trainer Zef Gjonin mbas mbarimit të Kampionatit para dis javësh, se Seadi nuk ka rreaguar për të qenur pjes e Ekipit Kombëtar të Boksit. Ktu duhet vet Seadi me fol dhe me kerku se boksierat mi jan pjes e Komtares, e jo që të shkojnë Trainer Zenelaj që nuk ka patur boksiera tē Ekipit të tij.

  9. Artan pershendetje. E mbajm mend mir te gjith qe kjo fryme ne ne Shqiperi na erdhi se nuk e kishim. Arritja e medaljeve vitet e fundit eshte rezultat i punes se te gjith trainereve Shqipetar. Ketu tek ne punohet. Ku punohet fjalet jane te teperta. Kisha dasht qe sa ma pak perqarje me u fut mes nesh aq ma mir eshte. Boksi po ec me hapa te mire. Te shtojm bashkepunimin e punen se kena shum rruge perpara. Zef Gjoni, Gezim Zeneli, Skender Kurti , Baftiar Abazi, Jozef Sermi, Sead Bushati etj etj jena te gjith per nje qellim edhe pse jena duke e ba kete pun me sakrific e vetem pasioni po na i jep keto rezultate. Te mendojm per me bashkpunu qe tan bashk te rrisim rrezultatet nderkombetare se sa per brenda shqiperis kena koleksionu boll tituj por keta perball europes po na duhen ma shum. Momentalisht ti gezohena kesaj medalje e nje vendi ne 8-teshe. Ju uroj pune te mbar dhe suksese.

  10. Pershendetje Jozef…
    Asnjehere nuk kam qene objekt i perqarjeve por i bashkimit. Dhe cdo here ju kam respektuar te gjitheve, si ty dhe te tjeret. Vetem se fola per ate qe nje trejner do te ndihej keq si ne rastin e Bushatit i cili do te ishte fer te ishte prane boksierit te tij, ne kete rast afer Jurgen Uldedajt. Dhe fola per punen ne pergjithsi dhe te yjevem qe nuk pajtohem. Prandaj e paske keqkuptuar, dhe kaq.

  11. Artan desha me te dhan edhe nje fakt tjeter. Prof Zef Gjoni eshte konsultu me Bushatin dhe eshte kerku qe edhe ai te jete i pranishem ne Zagreb. Arsyen e mos ardhjes se tij un personalisht nuk e di. Ju duhet te dini edhe nje fakt tjeter qe kryetraineri i Kombetares Zef Gjoni ne Zagreb ka ardhur me parat e veta pasi federata jone nuk e ka marr persiper me e pagu ardhjen e tij ne Zagreb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.