RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Uldedaj fiton të artën në turneun ndërkombëtar “ABBAS AGHALAROV” në Azerbejxhan

2 min read

UldedajBaku, Azerbejaxhan, 6 deri 9 dhjetor 2014 – Pas shkëlqimit në kampionatin evropian për të rinjë në Zagreb, duke fituar medaljen e bronzt, vjen shkëlqimi tjetër i boksierit Jurgen Uldedaj duke fituar të artën në turneun ndërkombëtar “Abbas Aghalarov cup 2014” në Azerbejxhan. 

Në një konkurrencë të fortë që morën pjesë 9-shtete më të zhvilluara që kanë boksin, Uldedaj arriti të tregoj edhe një herë se ky djalosh është e ardhme e boksit tonë. Turneu që u zhvillua për katër ditë dha një përvojë për boksierët tanë që duhet të vazhdohet të përndjekën këso lloj turnesh, nëse dëshirojmë ti afrohemi ndonjë medalje evropiane, botërore apo olimpike. Për këtë incijativ duhet përgëzuar trajnerin tashmë të kombëtarës sonë Sead Bushati i cili me vetëm disa muaj pune ka filluar misionin e tij duke parë se si duhet të arrihet te suksesi. Gjithsesi Bushati ka edhe vizionin e tij, i cili me planin afatgjatë disa vjeçar pretendon shumë që boksi shqiptar të fitoj për herë të parë një medalje  evropiane, botërore apo olimpike për të rritur. 

Shqipëria krahas Uldedaj u paraqitë edhe me një boksier tjetër perspektiv në kategorinë deri 69 kg, Mario Sokoli. Por, që Sokoli humbi meçin e parë nga boksieri nga Ukraina, Andrey Tepenarya. Ai humbi meçin pasi u dëmtua në raund të dytë duke u tërhequr nga mjeku kujdestar.

Uldedaj që në meçin e parë tregoi fuqin e tij. Ai mposhti boksierin nga Egjipti, Moataz Mohamed me ndërprerje në raund të dytë. Në meçin e tij të dytë Uldedaj u takua me boksierin nga Uzbekistiani, Bakhromjon Fozilov i cili ishte një boksier shumë cilesorë, kampion i Azisë në fuqi. Uldedaj pas nje ndeshje shumë të fortë arrin të fitojë me pikë 2-1. Në finale Uldedaj u përball me boksierin nga Ukraina, Alexander Pogrebnyak, ku pas një dueli të fortë fitoi me pike me rezultatin 2-1.

Suksesi i boksit shqiptar në një konkurrencë me shtetet si Azerbajxhani, Kazakistani, Uzbekistani, Taxhikistani, Gjeorgjia, Ukraina, Egjipti, Izraeli, mund të quhet shumë i madh. Prandaj Federata e boksit të Shqipërisë duhet që sa më shumë të mbështesë boksierët tanë në këso turnesh.

Artan Vërbica
10 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.