RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Tyson vs. Holyfield -3- me 11 korrik

1 min read

Dy boksierët legjendar që kanë paralajmëruar rikthimin e tyre, Mike Tyson 52-vjeçar dhe Evander Holyfield 57 vjeçar, po spekulohet se do të zhvillojnë duelin e tretë mes tyre me 11 korrik në Diriyah të Arabisë Saudite.

Të dhëna të tjera nuk janë dhanë se cila do të jetë gara e tyre, se sa raunde do të boksojnë, apo meçi i tyre do të jetë eksibicional apo i vërtetë, por pritet të mësohet gjithçka në ditët në vijim. 

Kujtojmë se Tyson dhe Holyfield janë ndeshur dy herë më parë, me 1996 dhe 1997, ku atë botë Holyfield e kishte mposhtur dy herë Tysonin, një herë me nokaut teknik në raund 11-të dhe në revansh me diskualifikim në raund të tretë, pasi Tyson ia kishte kafshuar veshin. 

Edhe pse Tyson ia kishte kafshuar veshin dhe dëmtuar serizosht duke ia këputur një pjesë, ku Holifield i detyrua të ketë një intervenim plastik të veshit, të dytë janë miq të mirë tani, ndërsa Holyfield e kishte falur Tysonin. Atë botë Tyson ishte jasht kontrollit dhe vetvetës së tij. Ai ishte një tjetër person, vazhdimisht në ndikim të drogave që dukej si një qenë i tërbuar. Sot, ai është krejt ndryshe, një person i dashur dhe i adhuruar për çdo adhurues të boksit. Sikur se Holyfield dhe bota e boksit e kanë falur të hekurtin Tyson. 

Artan Vërbica
15 maj 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.