Tyson FuryEsprit Arena, Dusseldorf, Gjermani, 28 nëntor 2015 – Tyson Fury ka ndëprerë dominimin 9-vjeçar të ukrainasit Wladimir Klitschko. Ai sonte pas një lufte të fortë arriti të triumfoj me vendim unanim pas 12-raundeve. Dy gjyqëtarë e kishin vlerësuar fitoren e Furyt me 115-112, ndërsa njëri më të thellë 116-111. Ndërsa Kosova Boxing i kishte dhënë një rezultatë më të ngushtë, 115-113 për Furyn në numërimin tonë të raundeve dhe goditjeve të zhvilluar në këtë meç,

Dueli ishte një luftë psiqike ku Fury që nga fillimi diti të mbajë koncetrimin deri në fund. Që në raundin e tretë Fury filloi të boksoj më shumë me krahë të hapur, ndërsa dominoi krosheja e tij e majtë dhe aperkati i djathtë si në trup po ashtu herë pas heri në fëtyrë. Nga këto klinçe, Klitschko disa herë pranoi goditje në arkadën e majtë ku seriozisht ai u lëndua. Mendojm që fitorja e Furyt erdhi sidomos me goditjet e tij në trup ku e lodhi dukshëm Klitschkon. Ky ishte faktori kryesor, ndërsa që për ta vërtetuar këtë e theksoi edhe ish-kampioni i botës, legjenda Lennox Lewis pas meçit. Ai theksoi se Fury fitoi me “Body-Shot”.

Pra, tash pas shumë vitesh ndalet dominimi i Klitschkos. Mendoj se kjo është e mirë për boksin e sidomos për kategorinë e rënd ku tani do të ketë kjo kategori një freski dhe një fëtyre tjetër të kampionit. Pas këtij meçi Klitschko kërkoi revansh, por ky revansh do të ishte mirë të zhvillohej në Britani të Madhe. Nuk kemi akoma informatë se para kësaj përballje, a kanë pasur marrëveshje për revansh nëse fiton Fury, por do ta mësojm në ditët në vijim.

Në fund, sonte fitoi boksi. U ndal dominimi i Klitschkos, periudha e re do të mund të jetë e Furyt, por ai duhet të dëshmohet sa i mirë është me disa kundërshtar të denjë si Deontay Wilder, Bermane Stiverne, Anthony Joshua, etj.

Artan Vërbica
29 nëntor 2015