RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Terbunja shënon fitore kundër Buglioni

2 min read

Stockholm, Suedi, 29 Janar 2010 – Naim Terbunja ka shënuar fitore ndaj boksierit të  përfaqësueses së Anglisë, Frank Buglioni me 3:0. Terbunja ka dominuar në të tre raundet duke treguar cilësit e një boksieri të madh. Fituesi i turneut (Daily News – Golden Gloves – 2009 dhe National Golden Gloves – 2009) dhe tri here fituesi i turneut Adem Jashari 2004, 2006, 2007, shumë shpejt pritet të kaloj në boksin profesionist.

Dueli mes Suedisë dhe Anglisë ka qenë miqësor. Luftat ishin mjaft interesante ku gjatë gjithë kohës dominuan boksierët e përfaqësueses së Anglisë, mirpo në fund Suedia bëri rikthim dhe fitoi për një pikë.  Suedia ishte në disavantazh para se të boksonte boksieri ynë Naim Terbunja. Ishin zhvilluar shtatë duele deri në 67 kg dhe Anglia udhëhiqte 12:9. Terbunja ishte ai që bëri rikthim duke e fituar luftën me Buglionin me 3:0 dhe barazon rezultatin 12:12. Më pastaj u zhvillua dueli i fundit ku Katande mundi Mbwakongon me 2:1 duke dhënë rezultatin përfundimtar 14:13 në të mire të Suedisë.

çast nga takimi Frank Buglioni (majtas) dhe Naim Terbunja (djathtas)

Edhe në konkurrencën e femrave është parashikuar që boksierja jonë Kosovare Buzuku të bokson në kategorinë deri 60 kg, por nuk e dime ende arsyen se pse nuk u paraqit.. Kampionja nga Suedia dhe Skandinavia u zavendësua nga Helena Falke, e cila humbi 3:0.

Konkurrenca femërore :
51kg
– Shipra Neilsson (Suedi) vs Lucy O’Connor (Angli) 2:1
60kg – Natasha Jonas (Angli) vs Helena Falke (Suedi) 3-0

Konkurrenca e meshkujve :
51kg
–  Jenny Harding (Suedi) vs Sharon Holford (Angli) 3:0
54kg – Leigh Wood (Angli) vs Mohammed Ali (Suedi) 3-0
57kg – Martin Ward (Angli) vs Bashir Hassan (Suedi) 2-1
60kg – Tom Stalker (Angli) vs Redouane Kaya (Suedi) 2-1
67kg – Leon Cartoi (Suedi) vs Fred Evans (Angli) 2:1
75kg – Naim Terbunja (Suedi) vs Frank Buglioni (Angli) 3:0
81kg –  Kennedy Katende (Suedi) vs Obed Mbwakongo (Angli) 2:1

Artan Vërbica
30 Janar 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.