RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Tefik Bajrami fiton titullin WBU Europe

2 min read

Tefik BajramiPodujevë, 3 tetor 2015 – Në prani të 1000 shikuesve në kryeqendrën llapijane në Podujevë, Tefik Bajrami ka fituar titullin WKU Europe. Ai mposhti hungarezin Attila Makula me nakaut teknik në raund të pestë.

Bajrami dominoi meçin ku raundi i parë ishte i barabartë, ndërsa që në raundin e dytë dhe të tretë ishte më dominues duke fituar këto raunde. Ishte direkti i majtë ai i cili funksionoi mirë në këto raunde. Në raundin e katërt u shfaq një duel tjetër ku edhe Bajrami dhe Makula gjuajtën më shumë goditje. Bajrami goditi disa herë në trup disa gjuajtje të forta, por që pati kundërpërgjigje edhe nga Makula i cili disa herë goditi në kokë boksierin tonë, duke e fituar këtë raund. Por, në raundin e katërt Bajrami kuptoi pikat e dobëta të Makulës, ishte pikërisht pleksusi ku ai e goditi disa herë në stomak dhe këtë e vazhdoi edhe në të pestën ku Makula ra në dysheme dy herë duke mos mundur ta vazhdonte meçin deri në fund, deri sa gjyqëtari në ring Ajet Rreci ndali meçin.

Me këtë fitore Bajrami ka bilanc prej 9 fitoresh (6 KO) dhe një humbje. Ndërsa për Makulën kjo ishte humbja 17-të në karrierë karshi 8 fitoreve (4 KO).

Në parameç u paraqitë edhe Armand Cullhaj. Ai mposhti hungarezin Mate Berta me nakaut në raund të parë. Për Cullhaj kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë (13 KO), karshi pesë humbjeve.

Poashtu pjesë e kësaj mbrëmje ishte edhe boksieri Bashkim Gashi. Gashi, luftëtar i sporteve MMA debutoi në boks duke mposhtur hungarezin Geza Nemer me nakaut në raund të dytë.

Artan Vërbica
3 tetor 2015

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.