RTK

RTKLive
6 Tetor, 2022

Steve Bujaj kalon në boksin profesionist

2 min read

Steve Bujaj do të debuton në boksin profesionist me 28 Korrik në Blues Club & Grill në DiBella Entertainment Presents në New York. Steve Bujaj është fitues i dyfishtë i turneut më të madh në botë “Daily News Golden Gloves” 2009-2010 të New York-ut dhe ka ardhmëri të ndritshme në boksin profesionist. Bujaj është shqiptari i tretë që ka fituar “Daily News Golden Gloves” pasi që më parë edhe Elvir Muriqi me 1998 dhe Naim Terbunja me 2009 kanë fituar këtë turne të çmuar. Ai vitin e kaluar nuk mundi të marrpjesë në “National Golden Gloves” për gjithë Amerikën sepse ishte i mitur siç e quajnë në SHBA “Novice” apo fillestar. Këtë vit prapë pësoi një lëndim dhe nuk mori pjesë në “National Golden Gloves” që e la pak të zbehur turneun pasi ishim të bindur që Bujaj do të triumfoj edhe në turneun shtetëror të Amerikës, nga potenciali që ka.

Steve Bujaj është lindur me 19 Qershor 1990 në Kelmend të Malësisë së Madhe. Ai është i gjatë 182 cm dhe peshon 91 kg. 20-vjeçari Bujaj ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte vetem gjashtë muajsh. Familja e tij u vendos në Bronx të New York-ut ku edhe sot e këtë ditë jetojnë në SHBA. Bujaj filloi boksin si 14-vjeçar tek trainerët Larry Tumbler Davis dhe Billy Giles. Ai mësoi mjaft shumë boksin nga këta dy ekspertë. Ndër sukseset e tij në boksin amator vlen të theksojmë se Bujaj ka qenë pjesmarrës edhe në turneun “Metro” në New York vitin e kaluar ku humbi në finale. Bujaj në boksin amator ka zhvilluar 18 duele ku ka shënuar 16 fitore dhe dy humbje. Bujaj nuk ka shumë duele në boksin amator, mirëpo predspozitat e tij që ka, e përngjajnë shumë me të madhin “Iron” Mike Tyson. Ai ende nuk ka nënshkrruar me ndonjë promoter, mirëpo Lou DiBella ka besim të madh për këtë talent. DiBella shpreson shumë nga Bujaj ku i ka premtuar disa duele nën ombrellën e mbrëmjeve të tij, gjë që besojmë do të tregohet me sukses dhe më pastaj do t`i ofroj kontratë serioze.

“I përshëndes të gjithë adhuruesit shqiptar që më kanë përkrahur këto vite në boksin amator dhe pres edhe më shumë mbështetje në boksin profesionist në të ardhmen nga bashkëkombasit e mi” theksoi Steve Bujaj për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
23 Korrik 2010

16 thoughts on “Steve Bujaj kalon në boksin profesionist

  1. owowowow!!!
    Une mendoje se osht nje vendim i ngutshe i Stive Bujajs ky Djalosh paska vetem 18 Meqe dhe vetem 16 Fitore nje rezulltat pozitive per nje Fillestar ne boksin Amater!! per mu ky djalosh nuk ka provoje ne Bokse dhe nuk mundet te Synoje naj Titell te madh ne Karrier se i mungone provoja dhe pjekuria ne Bokse.
    Mu me vjen keq qe ne Shqiptaret po marrim nje tretman te keq ne Boksin Profsional…te njejtin si Sllovakt a po Qekt te cillet jane vetem Bokser sa per te boksuar kunder atyne Bokserave qe jon te Kalibrit Botrore dhe per te humbur kunder tyre!!
    Pos Naim Terbunjes dhe Besar Nimani une nuk peres ndonje rezulltat Pozitive per te ardhmen nga ndoje Bokeser tjetrer Shqiptare.
    Dhasht zoti e Qeveria jon do ti ndihmoje ketyre dy Boksera qe TV kosovare ti beje keta bokser intersante per Publikin dhe per Opinjoni Botrore

  2. Besar Nimani osht nje Bokser nga Gjermania, ne Kosove njihet si Besart Nimani…Per ndryshe osht njeri prej 3 bokserv ma te Mire ne Gjermani ne 69 kg.Ne nje vend si gjermania qe ma shum se 3 Milone Njerze merren me Bokse!!

  3. Une e kam pare Besartin ne Kosove kur ka boksu dhe te them te drejten me ka Pilqyar shum e ka nje stil tipik Gjerman bokson me Technik por din te Explozone si ne Prizern, kur ka Boksu per Kosoven ne Euro-Liga

  4. Pajtohem me Berati plotsisht se keta dy Bokser jan te vetmit prej te cilve ne Shqiptaret mundim te prejsim ne te Ardhmen…desht zoti qe keta djem te ken shendetin…

  5. Po nuk e di bre Sokol qa mendon ti nder Expert per Boks??!!
    Veq besoj dhe mendoj pa nje Karriere te mir ne Boksin Amatur nuk mundesh te kesh sukses ne Profesnalizem…osht mendimi jem e per momentin jan te Vetmit Bokser keta dy qe kan karrier te mir ne Amatur!!

  6. Seite: 1 | 2 | 3 | 4 »
    Name points G-V-U letzten 6 Kämpfe Debüt Alter Auslage Wohnort
    1 Kreshnik Qato 121 24(4)-6(2)-0
    2001 31 Normalausleger Wembley, London, Vereinigtes Königreich
    2 Nuri Seferi 117 28(18)-6(1)-0
    1999 33 Normalausleger Burgdorf, Schweiz
    3 Vigan Mustafa 87 14(6)-2(0)-0
    2007 31 Normalausleger Florence, Toscana, Italien
    4 Suat Laze 64 17(6)-2(0)-1
    2006 30 Normalausleger Como, Lombardia, Italien
    5 Orial Kolaj 56 4(2)-3(2)-0
    2008 26 Arcisate, Lombardia, Italien
    6 Armand Cullhaj 47 8(6)-2(1)-2
    2008 20 Normalausleger Halle an der Saale, Sachsen-Anhalt, Deutschland
    7 Jetmir Kuqi 46 4(3)-0(0)-0
    2010 Shkodër, Albanien
    8 Ilir Mustafa 44 27(17)-11(6)-2
    1994 39 Normalausleger Florence, Toscana, Italien
    9 Ardian Krasniqi 39 7(4)-0(0)-0
    2009 25 Schweiz
    10 Fatjon Murati 36 11(2)-0(0)-2
    2008 20 Rechtsausleger Kukes, Albanien
    11 Eder Kurti 33 10(1)-4(1)-0
    2004 25 Woolwich, London, Vereinigtes Königreich
    12 Gjetan Keta 28 5(5)-1(1)-0
    2007 27 Normalausleger Munich, Bayern, Deutschland
    13 Jimmy Paradise 26 1(1)-0(0)-0
    2010 Stuttgart, Baden-Württemberg, Deutschland
    14 Disarjot Gashi 23 7(7)-0(0)-1
    2009 26 Brisago, Schweiz
    15 Xhavit Visoka 15 6(4)-1(1)-0
    2006 37 Košice, Slowakei
    16 Artur Drinaj 11 10(5)-15(11)-1
    1999 37 Berlin, Deutschland
    17 Shefat Isufi 7 1(0)-1(0)-1
    2010 Deutschland
    18 Shqiprim Muriqi 4 4(2)-0(0)-0
    2009 Yonkers, New York, Vereinigte Staaten
    19 Irfan Krasniqi 3 1(0)-3(1)-0
    2008 Clichy, Hauts-de-Seine, Frankreich
    20 Xhavit Bajrami 3 3(0)-0(0)-0
    2001 34 Littau, Schweiz
    21 Sevdail Sherifi 2 3(3)-1(0)-1
    2009 22 Normalausleger Buchs, Schweiz
    22 Bedarin Toma 1 2(1)-1(0)-0
    2009 26 Adler, Russische Föderation
    23 Astrit Klimenta 1 1(0)-1(1)-0
    2010 18 Österreich
    24 Alexander Dredhaj 0 2(1)-7(2)-0
    2006 36 Biella, Piemonte, Italien
    25 Luigi Gjokaj 0 2(2)-2(1)-0
    2008 24 Warren, Michigan, Vereinigte Staaten

  7. Nje Bokser qe ka shum Matche si Amater ka Provoj !
    Krejt Boksera te mdhaj si Bokseri Yll Shqiptar Luan Krasniqi i kan mbi 70-100 Matche si amater!

    Felix Savon ka qen ma i miri Bokseri ne Bote .. Si amater krejt Bokserat e sodit si Klitschko , Lemon Brewster dhe Luan Krasniqi ..i ka rreh !

    Nje Bokser qe ka Provoj ne Amater si Terbunja ka Suksese edhe si Profi

    Tung 😀

  8. Po Steve Bujaj qe i ka Fitu Golden Gloves eshte Bokser i fort
    edhe mendoj se ka me pas suksese si Profesionist !

  9. All i am saying is you dont get paid to comment and tell people your opinions. To be honest no one cares what you think anyway. Your like a pimple on a horses ass, who are you? I am getting upset, reason being is the kid is albanian. I have no clue to as who he is, but u should be proud and not here saying i think he shouldnt do this and that. No one asked you for your opinion, if you have nothing good to say, keep it to yourself. This is why albanians are all spreaded apart, because everyone hates one another. because Albanian losers like yourself.

  10. hello my friend, I said nothing wrong about Stive.
    because they understand me so wrong, I wish from my heart he is the champion!
    I only said that is very difficult for him not to know because as the two boxers.
    Life is long, my friend and we still talk … who is right

  11. hello my friend, I said nothing wrong about Stive.
    because they understand me so wrong, I wish from my heart he is the champion!
    I only said that is very difficult for him not to know because as the two boxers has
    Life is long, my friend and we still talk … who is right

  12. ohhh njerze dhe nje po jave them se kush don mu ba i njofshum dhe i dashur per Publikin duhet dhe kritikat me i bajte si te mir dhe te kiqija!!
    ky Sokoli e paska keqkuptu Berati si po duket se aje as nje fjale te keq per Stive nuk e tha…

  13. Provoja ne boxin amateur esht shum e rendsishme per karrieren ne ligen profisioniste. Kan qene shume pak boxera qe me pak provoj te fitojn nje titull boteror, per shembull Muamer hukiq me pak provoj ne boxin amateur e ka fituar titullin boteror por ende nuk ka teknik te mire vetem fuqi. Pekundrazi Boxeri me shum Provoj ne boxin amateuer dhe Boxeri ma i mire ne historin shqiptare -Luan Krasniqi- ka qene 4 here Kampion europian dhe shume suksese te tjere.,si amateur fituesi i medaljes bronz ne lojerat olympike,2 her i 2. ne cupin boteror ku e mundur Wladimir Klitschkon dhe fituesi kampionatit europian, provoj te gjate ne boxin amateur, por per mendimin tem teper, se talentet ne box nuk duhen ta hupin shum kohen ne boxin amateur,normal se i duhet nje rekord te mir dhe titull internationale si edhe experience po jo aq shum.

    Po besoj se Boxeri yne steve bujaj arrin suksese ne Boxin profisionist, Bujaj i ka fituar golden gloves nje turnir me emer te madh dhe kjo esht prove e madhe. Ne te ardhem do te kemi edhe shum talenta Shqiptar te tjer.

    Pershendetje
    Dardan F.

  14. Oh berat! You were wrong my friend. Stive is number 6 in USA. Now get lost and get a life hater.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.