RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Sot finalet në kampionatin evropian

2 min read

Sot përmbyllet kampionati evropian i 38-të me radhë në Moskë. Pas shtatë ditë garave në kampionatin evropian në boks, kemi edhe finalistët të cilët do të takohen. Rusia si njëri ndër shtetet më të fortë në boksin bashkohorë ka arritur që në shtatë kategori të ketë boksier në finale gjë që edhe është pritur. Anglia poashtu arriti suksese me tre boksier të jetë në finale. Irlanda, Hungaria dhe Franca me nga dy, dhe Azerbejxhani, Ukraina, Gjermania, Armenia, Bullgaria dhe Bjellorusia me nga një. Deri më tani në histori të kampionateve evropiane në boks, Rusia në vitin 2006 kur është mbajtur kampionati evropian në Bullgari ka arritur që me 11 boksier në aq kategori të plasohet në finale, duke fituar 9 medalje të artë, gjë që është vështirë të përsëritet nga Rusia apo të ndryshohet ky rekord nga një përfaqësuese tjetër evropiane. Ndërsa edhe një kuriozitet tjetër për lexuesit tanë është se në kampionatin e Amerikës në boks të mbajtur në Kubë me 1991, në atë kohë Kuba fitoi të 11-të medalje të artë, në të gjitha konkurrencat.

Pra sot në program do të jenë disa duele mjaft interesante, ku mund të veçohen në kategorinë 60 kg mes anglezit Stalker dhe Selimov, pastaj në kategorinë deri 75 kg mes rusit Chebotarev dhe irlandezit O’neill. Duele interesante priten të jenë në 91 kg mes rusit Mekhontsev dhe bullgarit Tarvel Pulev. Tarvel është vëllau i vogël i boksierit tash të njohur profesional të Saurland Event, Kubrat Pulev dhe dueli kryesor do të jetë edhe ajka e mbrëmjes, ajo mes rusit Kuzmin dhe bjellorusit Zuyev. Sergey Kuzev bëri befasin më të madhe duke eliminuar kampionin botërorë dhe olimpik, Roberto Cammarrelle me 6:3 në çerekfinale, ndërsa bjellorusi që doli i dyti në Lojrat Olimpike me 2004 në Athinë, bëri një rikthim të sukseshëm pas shumë viteve.

Finalet:
48 kg – Elvin Mamishzade (AZE) vs Paddy Barnes (IRL)
51 kg – Misha Aloyan (RUS) vs Khalid Saeed Yafai (ANG)
54 kg – Georgi Chigayev (UKR) vs Eduard Abzalimov (RUS)
57 kg – Denis Makarov (GJER) vs Iain Weaver (ANG)
60 kg – Thomas Stalker (ANG) vs Albert Selimov (RUS)
64 kg – Gyula Kate (HUN) vs Hrachik Javakhyan (ARM)
69 kg – Alexis Vastine (FRA) vs Balazs Bacskai (HUN)
75 kg – Artem Chebotarev (RUS) vs Darren O’Neill (IRL)
81 kg – Artur Beterbiyev (RUS) vs Abdelkader Bouhenia (FRA)
91 kg – Egor Mekhontsev (RUS) vs Tervel Pulev (BULL)
+91 kg – Sergey Kuzmin (RUS) vs Viktor Zuyev (BLR)

Finalet mund t`i shiqoni me 12 Qershor në orët e pasditës drejtpërdrejt në faqet zyrtare të   www.aiba.org dhe www.eubc-boxing.org.

Artan Vërbica
12 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.