RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Skender Halili triumfon me vendim unanim, ndërsa Stivens Bujaj mposhtet me ndërprerje

2 min read

Prudential Center në Newark, SHBA, 21 tetor 2017 – Dy boksierët shqiptarë Skender Halili dhe Stivens Bujaj janë paraqitur këtë fundjavë në ngjarjen e madhe të çerekfinales ”World Boxing Super Series”. Të dy boksierët tanë boksuan në parameç të duelit të  rusit Murat Gassiev (24-0, 17 KO) dhe polakut, Krzysztof Wlodarczyk (53-3-1, 37 KO) për titullin e kampionit të botës në kategorinë kruzer në versionin IBF.

Skender Halili (15-2, 13 KO) fitoi me vendim unanim kundër ganezit Samuel Amoako (23-15-0, 17 KO) duke fituar të gjitha raundet. Të tre gjyqëtarët meçin e Halilit e vlerësuan me rezultatë, 60 me 54. Për Halilin kjo fitore ishte mjaft domethënëse pas humbjes së papritur që e kishte pësuar në muajin korrik në Meksikë kundër meksikanit, Adrian Haro Campos me vendim unanim. Halili kishte pranuar atë betejë në Meksikë duke dëshiruar të ngritë rekordin e tij personal, por që i doli e kundërta duke u mashtruar. Nga kjo humbje ai mësoi dhe tani vazhdon më tutje duke ndjekur ngritjen në renditjet botërore. Tani Halili me fitore kundër Amoako renditet i 238-ti në botë.

Ndryshe nga Halili që fitoi, Stivens Bujaj (16-2-1, 11 KO) humbi ndaj polakut, Mateusz Masternak (40-4-0, 27 KO). Bujaj nuk ishte në element të mirë, ai humbi thuajse të gjitha raundet deri sa u dorëzua në kënd pas përfundimit të raundit të gjashtë. Për Bujaj kjo ishte humbja e dytë në karrierë, karshi 16 fitoreve (11 KO) dhe një barazimi në gjithsejt 19 meçe.

Në duelin kryesor të kësaj ngjarje, rusi Murat Gassiev nakautoi polakun Krzysztof Wlodarczyk në raund të tretë.

www.kosovaboxing.org
23 tetor 2017

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.