RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shpetim Shalës i ofrohet lufta për titullin IBF youth kundër Francesco Versaci ?

2 min read

Boksierit pejan Shpetim Shala i është bërë ofertë për të luftuar për titullin IBF Youth, titull ky që boksohet deri në moshën 25-vjeçare. Shala dhe menagjeri i tij, Nexhmedin Zeka janë duke e sqyrtuar ofertën dhe shumë shpejt do të vendosin për ofertën e italianëve. Titulli IBF Youth është vakant ndërsa italiani, Francesco Versaci 16-1 (5 KO) me ekipin e tij kanë marr të drejtën të luftojnë për këtë titull, ndërsa i është ofruar boksierit tonë Shpetim Shala 8-0 (3 KO) që plotëson kushtet për këtë titull, pasi ka rekord të mirë dhe është poashtu 24-vjeçar.

Kundërshtari i mundshëm Versaci është 24-vjeçar nga qyteti Reggio Calabria. Deri më tani ka boksuar katër herë në 10-raunde apo përmbi  dhe ka më shumë eksperiencë në ringun profesionist. Ai poashtu ka fituar titullin WBC-Mediteran kundër Remo Tatangelo me TKO 11, deri sa Shala vitin e kaluar fitoi titullin internacional të Austrisë në 10-raunde. Kjo është lufta e vetme e Shalës në 10-raunde përkundër Versaci që luftoi disa herë më shumë.

“E kemi marr ftesën që Shpetimi të boksoj për titullin IBF Youth, kjo është një mundësi shumë e mirë për te, një mundësi e tillë nuk i është ofruar asnjëher ndonjë boksieri Kosovar! Jemi në bisedime me kampin e Versacit, meçi do te zhvillhet në Itali, mirpo akoma nuk është caktuar data dhe vendi i meçit, ne i kemi dergu kerkesat tona dhe ne rast se do te permbushen këto kërkesa së shpejti do të bejm publike datën dhe vendin. Një është e qart se ne nuk do te udhetojmë në Itali vetëm për pjesëmarrje mirpo ne shkojm të fitojm meçin, dhe ta sjellim titullin ne Kosovë, u shpreh menaxheri i Shpetim Shalës,  Nexhmedin Zeka.

Kosovaboxing.org
18 Maj 2010

1 thought on “Shpetim Shalës i ofrohet lufta për titullin IBF youth kundër Francesco Versaci ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.