RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shpetim Shala rikthehet me 25 Shtator

2 min read

Boksieri perspektiv nga Peja, Shpetim Shala ka përcaktuar duelin e tij të radhës. Ai me 25 Shtator do të boksoj në qytetin e vendlindjes në Pejë.Kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar, por pritet të bëhet shumë shpejt. Shala ka filluar përgaditjet dhe është në formë të duhur, ku edhe kësaj radhe është duke ushtruar me trainerin Zijadin Rama. Stërvitjet kanë filluar dhe sapo kanë përfunduar ciklin e parë të përgaditjeve, mirëpo këtë javë fillojnë me fazën e dytë ku Shala dhe Rama do të përcaktohen për ushtrimet dhe sparring partnerët për duelin që i pret. “Kemi synime të mëdha dhe stërvitjet po shkojnë mjaft mirë. Presim që të fillojmë keto ditë fazën e dytë, ku do të jemi të përgaditur maksimalisht për datën 25 Shtator” theksoi Rama për Kosovaboxing.org.

Edhe Shala është mjaft optimist sa i përket duelit në Pejë. Ai kishte pasur një ofertë për një duel në Itali para dy muajve, por e kishte refuzuar sepse nuk kishte kohë të mjaftueshme për t`u përgaditur. “Stërvitjet po shkojnë mjaft mirë. Edhe kësaj radhe boksoj para bashkqytetarëve të mi. Do të tregoj një shfaqje të mirë. Kam oferta për të boksuar edhe për ndonjë titull “Intercontinental”, por nuk më ngutet. Kariera ime është në ndërtim e sipër dhe për mua është e rëndësishme të ndërtohem dal-nga-dal” theksoi Shala.

Dueli i Shalës do të jetë i treti këtë vit. Ai ka shënuar dy fitore këtë vit. Me 28 Mars në Pejë mposhti Michal Tomko me KO 3 dhe pastaj me 2 Maj në Tiranë mposhti veteranin kroat, Josip Jalusic me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Shala u mirëprit mjaft mirë në Tiranë ku fitoi shumë adhurues atje që nuk e kishin rasitn t`a shohin apo ndëgjojnë deri atëherë. Edhe komentatori ynë legjendar Ahmet Golemi e lavdoi mjaft shumë, gjë që për redaksinë tonë e quajti Luan Krasniqin e dytë.

Artan Vërbica
8 Gusht 2010

1 thought on “Shpetim Shala rikthehet me 25 Shtator

  1. me vjen mire per shpetim shalen, dhe besoj se po qe se punon dhe e e respekton punen e Zijadinit besoj se edhe fitoren do ta ket te lehte.
    andaj shpetimit i deshiroj pune te mire dhe te pa lodhshme e besoj se do te kete fitore ku do i gezoj te gjithe adhuruesit e boksit pejan po ashtu dhe te dhithe shqiptaret,e posaqerisht dhe trajnerin e tanishem z.Zijadin Ramen.
    vetem perpara e suksese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.