RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Shemsi Beqiri fiton me KO 3 në Frankfurt

1 min read

Frankfurt, Gjermani, 18 Prill 2010 – Kampioni botërorë në versionin WKA deri -72kg, Shemsi Beqiri ka shënuar fitore kundër shqiptarit tjetër Dardan Morina me “Knock Out” në raund të tretë. Beqiri i cili cilësohet si një ndër kick-boxierët më të mirë shqiptar dominoi në këtë luftë duke treguar forcën e tij dhe nga fillimi ishte dukshëm më i mirë.

Shemsi Beqiri do të paraqitet me 8 Maj në Prishtinë në parameç të Xhavit Bajramit dhe Chris Knowels e vlefshme për titullin ISKA. Ende nuk është përcaktuar kundërshtari i Beqirit për duelin në Prishtinë, por do ta mësojmë shumë shpejt.

Në versionin WKA kemi edhe disa shqiptar tjerë kampion botërorë, ata janë: Tahir Menxhiqi deri -70kg në kick-box, pastaj në thai-box , -95kg Besim Kabashi dhe +95kg Mitat Tahirsylaj.

Kosovaboxing.org
19 Prill 2010

15 thoughts on “Shemsi Beqiri fiton me KO 3 në Frankfurt

  1. Car e kemi Shemsi Beqirin, kerkush smun mija kalu,
    veq perpara shqipe, se ne rrug te mire je.

    Bravo

  2. kategorija e rend ashte Azem Maksutaj e
    kategorija e mesme ashte Shemsi Beqiri
    qe i ka Kosova dhe kur ma te mire ska pase
    dhe ska me pas

  3. bravo shensi urime fitorja po ruju me heren tjeter se dardan morina ka meta kthye si nje e nje qe bejn dy se aij esht nje luftar i ri po eka zemren e luanit se dot te vjen koha qe dote takohni prap veq ne heren tjeter fitorja bote jet ne anen e morines dhe besoj qe me nje KO

  4. Federate e kik-boksit te KOSOVES ka veq nji profesionist e cili eshte kampion bote dhe i vetmi luftar qe ben gara per kosoven ne K.1- max e ky osht Tahir Menxhiqi , po e them kte perkunder respektit qe kam edhe per kik-boksiert tjer shqiptar qe prezentojn vendet e huaja
    un Lutfi Menxhiqi përzgjiedhs i kombtares ne kik-boks i ftoj si edhe ma heret qe te na bashkohen kombtares se nuk ka kurgju ma te shejt se shtetin e tokes Arbnore

  5. Dardan Morina : une i kom lyp Tahir Menxhiqit por aj nuk me ka dal
    e u tutme falni dhe shum Respekt nga Shemsi
    edhe pse e kom humb meqin

  6. haha kampion botenore Tahir Menxhiqi kunder kuj
    Vedat Mullamerovic hahaha
    Shemsi Beqiri eka qit runden e pare KO
    dhe shance nuk ka pas boshnjaku
    e me asi vet rrehet tahiri Bravo

  7. mefal be shoq amo tahiri hala nuk ashte ne ket level
    por prap se prap i joni ashte dhe duhet me dashte

  8. shume mire kjo faqe qe na tregon kampionat e tone te vertet
    RRSPEKT KosovaBoxing.org
    ish kane mire edhe meqet e ardhshem te Beqirit mi tregu ketu

  9. une jaran ekam Dardan Morinen dhe aj vet me ka thane se Shemsis ika ardh gjynah murreh fort me to dhe ika ardh mire shum dardanit.
    bravo per te dyte qashtu duhet mu kane

  10. Po me vjen mire kur njeriu e thot te verteten, edhe me mire po me vjen qe Dardani paska tregue qe Shemsia ka pas gjynah me u rreh fort me to. Dardan, une kisha than qe te fortit jepja doren po ju lumt te dyve edhe Dardanit edhe Shemsis. Te lumte Shemsi

  11. Bravo Shemsi veq perpara se ty te kemi Kampion te madhe dhe suksese met 12.6.2010 ne K-1 Poloni kunder Andrei Kulebin.
    veq fitore si gjithmone

  12. hallall shemsi beqiri se je shum luftarak, po dihet bre kta shemsi beqirat jan tan sportista hahahaha suksese ne tjerat meqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.