RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Sërbet mundohen të politizojnë dhe të dëmtojnë boksin tonë

3 min read

Prishtinë, 27 Qershor – Mbrëmja e boksit që do të organizohet me 14 Korrik në Podujevë nga vëllezërit Bajrami, ku protagonist kryesor do të jetë Tefik Bajrami i cili do të boksoj kundër kroatit Toni Visiç ka reaguar me reagime nga Federata Profesioniste e boksit të Sërbisë, e cila është ankuar në federatën evropiane EBU – “European Boxing Union”.  Edhe një herë është parë se politika e Sërbisë vazhdon të mundohet të pengon sportin kosovar. Por, kanë qenë të kota tentimet keqëbërëse, ku kanë rezultuar pa rezultat.

Ai që ka dërguar ankesë është sekretari gjeneral Lluka Popoviç , ku mes të tjerash thuhet se ky meç nuk duhet lejuar që të zhvillohet pa praninë e Federatës Profesioniste e boksit të Sërbisë, e cila është cekur se Kosova është teritor i Sërbisë dhe duhet të mbikqyrët nga Federata boksit profesionist të Sërbisë.

Ndër të tjerash Popoviç ka shkrruar në ankesë:

E kam kontrolluar në entin për statistika në boxrec.com, se do të organizohet një eviniment në Podujevë, ku Federata Profesioniste e boksit të Kosovës do të jetë mbikqyrëse me 14 Korrik.

Me këtë letër duam t`ju informojmë se qyteti i Podujevës është në Serbi dhe duhet që Federata profesionist e boksit të Sërbisë të mbikqyrë këtë ngjarje.

Ne SBOF-së do të jemi shumë të kënaqur nëse na pranohet që ne të mbikqyrim këtë eviniment. Ka thënë mes të tjerash Luka Popovic.

Pas kësaj shkresë qesharake të Popovic, i zëshëm ka qenë menaxheri gjeneral i Federatës boksit Profesionistë të Kosovës, z.Nexhmedin Zeka. Zeka por edhe të gjithë anëtarët e FboxprofK e kanë marrë me habi këtë reagim dhe paligjor nga Popovic dhe SBOF.

Zeka i është përgjigjur Popoviçit por edhe këtë reagim e ka dërguar edhe ai në EBU:

Më vjen shumë keq që duhet t`ju përkujtojë se qyteti i Podujevës gjendet në  Republikën së Kosovës. Sa i përket ngjarjes që do të zhvilohet në Kosovë ne duam t`ju përkujtojmë edhe një herë se Kosova është e pranuar me të gjitha drejtat në EBU dhe ne kemi të drejt të mbikqyrim të gjitha meçet që zhvillohen në vendin tonë. Unë themë në mënyrë profesionale dhe nuk dua të hyjë thellë duke ditur se ju e njihni mirë historinë boksit në ish-Jugosllavi, ku boksi kosovar kishte rol të madh në ish-Jugosllavi dhe rezultatet e mëdhaja ishin të mëdha të boksierëve tanë legjendar, Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Bajram Hashani etj, dhe poashtu rezultatet e mëdha në boks profesionist të Luan Krasniqit, Haxhi Krasniqit, Elvir Muriqit etj.

Në kuvendin e fundit jam i sigurtë se edhe ju ishit prezent ku keni parë se ne jemi një Federatë që kemi punuar shumë në ndërtimin e boksit profesionist dhe pa keq kuptim ne kemi licencuar anëtarët më shumë se disa federate tjera evropiane .

Ne kemi marrëdhënje të mira me të gjitha federatat profesoniste të boksit, dhe poashtu ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me federatën e juaj duke lënë mbrapa inatet nacionale, sepse sporti nuk ka të bëjë asgjë me politikën e juaj vendore.

Unë kisha dashur t`ju them dhe sygjerojë Federatën e Boksit Profesionist të Sërbisë që të punojnë më shumë për sport dhe mos të meren me politikën vendore.

Por më pastaj Luka Popoviç u ka shkrruar sërish duke thënë se i ka ngatëruar qytetet, duke kujtuar se bëhet fjala për qytetin e Preshevës me Podujevën. Por, kjo nuk i ka shkuar siç ka menduar, dhe në fund është munduar të tërhiqet kishe e ka bërë pa dashje.

Federata e boksit Profesionist të Kosovës është pranuar vitin e kaluar me të gjitha drejtat në federatën evropiane EBU.

Kosova Boxing
27 Qershor 2012

10 thoughts on “Sërbet mundohen të politizojnë dhe të dëmtojnë boksin tonë

  1. me vjen mire mua dhe besoj te gjithe dashamireve te sportit,e posaqerisht te boksit me pergjigjen e dhen nga ju Z.Zeka.
    E duhet qe te punohet ne te gjitha sportet dhe te ju tregojm ate qe ne jemi shteti pa varur dhe demokratik e kete besoj qe e din dhe vete Serbia dhe qytetaret e saj se Kosova eshte shtet i pa varur.

  2. Ju përgëzoj për punën që po e bëni në federatën e boksit profesionist,ju inkurajojë për përpjektjet e vazhdueshme për afirmimin e boksit të Kosovës në arenën vendore dhe ndërkomëtare

  3. Me te vertet edhe une ju bashkangjitem urimeve qe keni arrit rezultain kunder Federates se Serbis… Kjo veper e tyre besoj se Federates se Kosoves vetem me shum i jep vullnet se fakt eshte keta ma shum jua percjellin lajmet dhe aktivitet sesa punet e veta qe i kane me i zgjedh. Vazdhone ju punen dhe besoj se Federata e Kosoves ka perkrahes/ambasadora jo vetem ne EBU po edhe ne shume vende te tjera. Federates kohe mas kohes do tju shperblehet dhe vlersohet puna.

  4. Ndersa une do ti pergjigjem Luka Popovicit te shtunen ne Ring ku do ta mposhti boksierin e tije Gordan Glisic! Ju pershendes te gjithve.. Albanian Bomber

  5. Z.Zeka e vlersoj shume kete pune qe po e beni per boksin profesionist ne Kosove veq perpara sepse jane mbrapa teje secili bokser qe i rrjedh gjaku i Shqiptarit, eshte koha tju tregojm se ku dhe kush ka qene boksi Kosovar ne ish jugosllavi mirpo kjo nuk mjafton,dhe ne tash duhet te punojm shum me shum sepse lenden e pare te boksit e kemi me kualitative ne Evrope.

  6. Hahahaah

    Kjo duhet te jete vetem reklame me shume per boksin ne Kosove dhe per shtetin e Kosoves. E falenderoj kryetarin Zeka per pergjigjen e duhur federates serbe te boksit.

    nga Tefik Bajrami

  7. Ne mujm me me fole sa dojm po nuk kem fakte .Se se pari ne ne kosov nuk kemi boksera profsionel.po vetum amaator e ju i manipuloni me organizimin amatore e jo profsional .ju merrni vetum pershembel ish boksera te gjenerates te vjeter e jo te rej.qfar Federate evropjane nuk e Nje federaten e kosoves.Ju e dini mire perinteresat e juaj

    te gjith bokserat ne diaspor i merrni te bajn spektakel ne organizimet ne boks.ju duhet meshum me punu ema pak pe fola e din zotrit te nderuar sa boksera kemi ne diaspor me trego sa boksera jan ne ranglist ne federaten EBU. e kqyre se ka serbia.Punoni e shum punoni se bahet von .

  8. ti zoteri naim krasniqi mos fol ku nuk ki lidhje me ket pun dhe nuk din si shkon kjo pune federata e boxit profesionist ka bo pun te madhe edhe ne kosove ka boxier profesionist po ti mundesh me perkrah serbin se ndoshta po te mungojn serbet

  9. Mua si kryredaktor i faqes nuk me bjen te beje polemika ketu, por mundesin e keni te gjithe te shprehni mendimet e juaja. Federata Profesioniste e boksit te Kosoves punon me mundesit e veta, por duhet kuptuar qe Kosova nuk e ka potencialin qe kane shtetet perendimore me tradite shekullore, andaj duhet te keni durim. Prape se prape ketu punohet dicka dhe i pergezoj institucionin e Kosoves

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.