sebastian-bytyqi-vs-francis-miyeyushoKanë mbetur vetëm edhe tre ditë kur mbrëmja e boksit “Box Live – Karlovy Vary” do të zhvillohet në qytetin Karlovy Vary, ku protagonistë do të janë motër e vëlla, Fabiana dhe Sebastin Bytyqi. Deri sa javë më parë publikuam se cila do të jetë kundërshtarja e Fabianës, sot mësuam dhe zyrtarisht cili do të jetë kundërshtari i Sebastianit. Sebastiani (8-0, 7 KO) do të ketë njësoj sikur se motra e tij, kundërshtarin nga Tanzania. Ai do të jetë boksieri me shumë përvojë Francis Miyeyusho (41-16-3, 24 KO). Pra, do të jetë një boksier i momentit të duhur për boksierin tonë i cili mund të themi se është njëri ndër talentët më të mëdhenjë shqiptarë, i cili përfaqëson Çekinë por edhe gjithë kombin shqiptarë. Dueli do të jetë në 6 raunde, ndërsa ngjarja do të zhvillohet në Hotelin luksoz, Grand Hotel Pupp.

T`ju përkujtojmë, Fabiana (8-0, 3 KO) për kundërshtare do të ketë boksierën nga Tanzania, Halima Vunjabei (3-2-1, 2 KO) ku meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit botëror për të reja “WBC Youth”. Për Fabiana Bytyqin kjo do të jetë mbrojtja e dytë e titullit “WBC Youth”.

Kosova Boxing ka përcjellur vazhdimisht dy talentët tanë si Fabianën poashtu edhe Sebastianin i cili 87 përqind të meçeve deri më tani i ka përfunduar para kohe. Ne kemi përkrahur nga afër këtë vit në ngjarjen e zhvilluar në Pilsen me 5 mars ku Fabiana u shpallë kampione e botës për të reja “WBC Youth” duke mposhtur bullgaren Teodora Bacheva me vendim unanim dhe Sebastianin i cili mposhti një boksier me shumë përvojë, gjeorgjianin Nguzar Chavchavadze poashtu me vendim unanim. Pra, edhe kësaj radhe do të jemi në vendin e ngjarjes në Karlovy Vary ku do t`ju sjellim lajme ekskluzive për gjithë lexuesit tanë.

Artan Vërbica
16 nëntor 2016