RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Së shpejti “Kosova Boxing Magazine”

2 min read

Agjensioni Kosova Boxing vjen me një projekt të ri, ku në fund të javës, lexuesit tanë do të kenë rastin që në treg të gjejnë revistën mujore “Kosova Boxing Magazine” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Evropë.

Numri i parë do ti kushtohet “Ikonës së boksit shqiptar” Luan Krasniqi. Ai ka hapur zemrën për lexuesit tanë në një intervistë ekskluzive, ku tregon për karrierën e tij të mundimshme që nga boksi amator e deri te boksi profesionist. Krasniqi në mes tjera ka folur për Olimpiadën “Atlanta 1996”, takimin me legjendën Muhammad Ali, kalimin në boksin profesionist, sfidat, fitoret e arritura, padrejtësitë që iu bënë dhe gjitha gjërat tjera që për 25 vite ndikuan në popullarizimin e boksit shqiptar, duke e vënë në maje. Poashtu lexuesit do të kanë rast të shofin një foto-galeri e palestrës së Luan Krasniqit në Rottweill.

Revista do të jetë mjaft e pasur edhe me informacione tjera, nga boksi olimpik, kikboksi, dy intervista tjera (me legjendën e boksit Nysret Rexhepi dhe Arnold Gjergjaj). Për shpresën e vetme për Lojrat Olimpike, Azize Nimani. Kremtimi i ditëlindjes së Muhammed Ali. Reportazhi nga vendi i ngjarjes Huck dhe Povetkin. Pastaj mund të lexoni dhe të dini, kush ishin dy personat që ngritën flamurin kombëtar në palestrën e Manny Pacqiuaos. Për ministrin MKRS-së Memli Krasniqin, i cili vazhdimisht po i ndihmon sportet luftarake. Intervistën me legjendën e boksit Nysret Rexhepi. Një analizë nga Artan Vërbica ku mes tjerash vlerëson kategorinë e rënd sot. Reportazhet nga meçet në Pejë, ku Shala, Nimani dhe Canolli dhuruan spektakël. Terbunja debutoi me sukses në profesionizëm. Histori nga kampionati ballkanik i mbajtur në vitin 1987 në Prishtinë. Fotogaleri në palestrën e Luan Krasniqit dhe mbrëmjes së boksit në Stuttgart ndërmjet Huck dhe Povetkin. Kush janë krenaria e boksit në Zvicër dhe gjithë shqiptarëve. Posteri i Liridon Zeqirit, Shpetim Shalës, Besim Kabashit dhe mbrëmjes së 26 Majit në Gjermani, ku boksojnë Besar Nimani, Armand Cullhaj dhe Nasi Hani.

Të gjitha këto mund t`i lexoni vetëm në revistën e cila do të dal në fund të javës. Prandaj mos hezitoni dhe porositni te këta persona :  Artan Vërbica (Përgjegjës për Kosovë), Granit Shala (Përgjegjës për Evropë), Avdyl Salihu (Përgjegjës për Maqedoni), Sead Bushati (Përgjegjës Shqipëri).

Për më shumë për kontakte dhe pika ku mund ti gjeni do t`ju informojmë në ditët në vijim. Për cdo informacion, kontaktoni në këtë email apo numër të telefonit, info@kosovaboxing.org, apo +377 44 297 260.

Kosovaboxing.org
7 Maj 2012









3 thoughts on “Së shpejti “Kosova Boxing Magazine”

  1. Urime per revisten “Kosova Boxing Magazine”, Artan per punen tuaj te palodhshme m’fal kur del revista edhe ku mujm me gjet edhe Luan Krasniqi qe osht revista e 1 me to e meriton plotsisht se osht simboli
    i boksit shqiptar..

  2. A edhe kjo faqe esht e Hashim Thaqit a

    Leni komentaret kur ti qkruen dikush
    kena drejt me than qka e mendojm
    e mos i qlyeni se qka qkruej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.