RTK

RTKLive
25 Nëntor, 2020

Revanshi Taylor vs. Persoon këtë të shtunë

2 min read

Pas bisedave të gjata, është arritur marrëveshja për revnashin ndërmjet kampionës së padiskutueshëm botërore, irlandezes Katie Taylor (15-0, 6 KO) dhe belgës Delfine Persoon (44-2-0, 18 KO). Dy protgaonistet do të takohen këtë të shtunë me 22 gusht në Brentwood të Britanisë së Madhe.

Taylor dhe Persoon boksuan vitin e kaluar në New York. Dueli i tyre ishte mjaft i ngushtë ku Taylor fitoi me vendim të njëanshëm. Dueli i tyre do të jetë i vlefshëm për titujt WBA, WBC, IBF dhe WBO në kategorinë e lehtë.

Meçi tyre i parë ishte luftë e vërtet. Shumë e vlerësuan rezultatin nga meçi i parë si kontraverz pasi, Persoon nuk e kishte merituar humbjen. Por, ekipi i Taylor, Matchroom i premtoi revanshin dhe ja tani dy kampionet e mëdha botërore do të takohen sërish.

“Jam e gatshme të fitoj sërish. Unë dëshmova edhe vitin e kaluar kur u përballem në New York. Prapë nuk dua të flas, do të flas në ring” theksoi Persoon.

“Pasi Amanda Serrano nuk e pranoi përballjen me mua, unë kërkova një meç të madh. Duelin e dytë të tonin e dëshirojnë të gjithë ta shohin. Dueli jonë i parë ishte shumë i përafërt, por kisha besim dhe e fitova. Edhe kësaj radhe pa dyshim do të triumfoj” tha Taylor.

Promoteri i kësaj ngjarje ndër më të mirët në botë, Eddie Hearn ka bërë të jashtzakonshme këtë ngjarje në këtë kohë pandemie ku është vështirë të organizohet diçka e madhe, por ky ia ka arritur. Krahas meçit Taylor dhe Persoon, Hearn ka bërë të mundur edhe meçin ndërmjet Dillian Whyte dhe Alexander Povetkin dhe poashtu do të boksojnë edhe talenti Luther Clay dhe perspektiva tjetër e kategorisë së rënd, Martin Bakole.

www.kosovaboxing.org
18 gusht 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.