RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Pllana i vendosur për përballje të forta

2 min read

Me 5 qershor në Philadelphia sfidon amerikanin Brandon Robinson

Përkundër dy humbjeve të fundit me vendim të gjyqëtarëve, Genc Pllana është i vendosur të mos e ulë tempin e duele të forta, por duke kërkuar kurimin dhe përkushtimin vetëm me përballje të forta. Ky djalosh me të vertetët ka kurajo dhe guxim dhe ka respektin e të gjithëve. Pllana i cili pësoi në nëntor të vitit të kaluar nga Raphael Igbokwe (16-2-0, 7 KO) me vendim të një-anshëm dhe nga Maidel Sando (11-0, 7 KO) në shtator të 2020, boksierin tonë vetëm se e forcojnë këto përballje dhe këto sfida, mos të themi humbje sepse edhe gjykimet ishin të padrejta ndaj tij.

Pllana (8-3-1, 4 KO) me 5 qershor në Philadelphia do të boksoj kundër Brandon Robinson (15-2-0, 10 KO). Dueli i tyre do të zhvillohet në tetë raunde. Të dy boksierët menaxhohen nga i njejti promoter i përbashkët, Marshall Kauffman dhe fituesi do të vazhdoj përpara. Meçi do të jetë i një rëndësie të veçant për dy boksierët, sidomos për boksierin tonë, i cili asesi nuk guxon të pëson humbjen e tretë rresht, apo të katërtën në karrierën e tij të profesionistit.

Kosova Boxing është mediumi i vetëm shqiptar që ka përkrahur boksierin tonë që nga fillimi. Edhe kësaj radhe dëshirojmë të njoftojmë lexuesit e tanë për rrjedhat dhe të ardhmen e boksierit tonë, njëkohësisht duke i dhënë frymëzim Pllanës për rikthimin e suksesit, aty ku ai synon.

www.kosovaboxing.org
27 prill 2021  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.