RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Paraqesim legjendën e boksit kosovar Nysret Rexhepi

4 min read

Kosova Boxing vazhdon traditën dhe përkujtimin e ish-boksiervë tanë të gjeneratës së artë. Kësaj radhe ju paraqesim Nysret Rexhepin, boksierin tonë kulmor, ku çdo boksier nga ish-Jugosllavia, por edhe nga mbarë Evropa dhe Bota, ja kishin frikën. Nuk kishte rastësi, sepse Rexhepi ishte njëri ndër boksierët më të mirë të boksit amator në botë, atë kohë.

Kush ishte Nysret Rexhepi ?
Nysret Rexhepi u lind me 12 Mars 1961 në Prishtinë. Karierën e boksit e filloi me 1979 të ekipi më i famshëm në Kosovë, te K. B. Prishtina. Traineri i parë i tij ishte Mishko Gjorgjeviç. Ende nuk kishte mbushur 18 vjet ku u bë pjesë e rëndësishme e ekipit të K.B. Prishtina, ku traineri ynë legjendar Lah Nimani e futi në ekipin e parë. Rexhepi triumfon duke fituar titullin e kampionit të Kosovës dhe ish-jugosllavisë për junior. Rexhepi u ftua gjithashtu në reprezentacionin e ish-Jugosllavisë ku morri pjesë në kampionatin evropian për të rinjë në Rimini të Italisë. Rexhepi doli i pesti në këtë kampionat duke treguar vlera të mëdha të boksit tonë. Talenti  tij arriti të përsosët edhe më shumë me trainerin e të rriturve Lah Nimani. Ai u bë pjesë e ekipit të parë të Prishtinës. Me paraqitjet e tij në K.B. Prishtina, Rexhepi zë vend në përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë nga viti 1981. Me 1983 në kampionatin evropian në Varne të Bullgarisë, Rexhepi fitoi medaljen e bronzt ku Rexhepi tregon se është njëri ndër reprezentuesit më të mirë që kishim ne ndër shqiptar. Edhe në atë kohë politka ishte kundër boksierve tanë, pasi që Rexhepi gjatë gjithë kohës ishte reprezentues dhe në përgaditje, por u anashkalua për Lojrat Olimpike të vitit 1984 në Los Angjeles. Mate Parlov që ishte boksieri më i mirë në ish-Jugosllavi, por edhe në Evropë dhe Botë, bëri trysni që Damir Skaro të jetë në vend të Nysret Rexhepit, pasi të dy ishin kroat. Ishte kjo një dhimbje e hidhur për të, pasi do të mund të përfaqësonte veten në mënyrën më të mirë dhe kishte rastin që të fiton edhe medalje. Kjo u kuptua mjaft mirë ku Rexhepi kishte disa here që e kishte mposhtur Skaron në kampionatin e ish-Jugosllavisë, dhe atë me 1983 kur e fitoi titullin për herë të parë për të rritur. E përditshmja e jonë e vetme në atë kohë, Rilindja (Fehmi Sejdiu) kishte shkruar se si i treti në Evropë nuk ftohet për në Lojrat Olimpike. Rexhepi nuk dëshpërohet pasi nuk mori pjesë në Lojrat Olimpike në Los Angjelos me 1984, dhe sukseset i përsërit me 1985 kur sërish bëhet kampion i ish-Jugosllavisë, duke mposhtur Milenko Rubelin në finale. Në vitin 1986 në kupën e botës që mbahej në Beograd, ishte Rexhepi, Makolli dhe Salihu që përfaqësuan Evropën kundër Botës. Rexhepi në mënyrë dinjetoze u paraqit, ku mposhti amerikanin Mike Allen nga Ohio, Columbos me 4:1. Në gjysmëfinale u takua me njërin ndër boksierët më të mirë, të gjitha kohërave, kubanezin Angel Espionoza. Rexhepi humbi me pikë 3:2 por tregoi luftë të bukur, Espinoza ishte i paprekshëm. Në vitin 1987 në kampionatin evropian në Torino të Italisë, Rexhepi udhëtoi me shumë vetëbesim për medalje të artë, por fati deshti që në gjiro të pare të boksoj me gjermanin legjendar, kampionin evropian, Henry Maske. Rexhepi humbi 3 me 2. Maske tjerat duele i fitoi pa problem dhe u kurorëzua me medalje të artë. Një vit më vonë me 1988 ku Rexhepi ishte në përgaditje gjithnjë  për Lojrat Olimpike në Seul të Koresë, atij i vjen thirja për shërbim ushtarak dhe nuk i lejohet pjesëmarrja e pritur, prapë politika e dëmton si shumë sportiest tjerë shqiptar. Në vitin 1990, kur edhe boksi shqiptar ndalohet në Kosovë, Rexhepi merr rrugë për Gjermani në qytetin Duseldorf. Karrierës së boksit i jep fund ku vazhdon punën e trainerit në ekipin e ligës së dytë në Bundesligë “RING FREI Oberhausen” për shumë vite. Ai tashmë jeton në Stutgard dhe shpreson të vazhdon të jap kontribut për boksin.

Rezultatet :
1978 – Kampion i Kosovës për Junior dhe kampion i ish-Jugosllavisë për Junior
1979 – Kampionati evropian për Junior (I pesti) në Rimini, Itali
1981 – Reprezentues i rregullt i përfaqesueses së ish-Jugosllavisë
1983 – Kampion i ish-Jugosllavisë, (mposhti Damir Skaron në finale)
1983 – Kampionati Evropian (Varna, Bullgari) – medalja e bronzt
1985 – Kampion i ish-Jugosllavisë, (mposhti Milenko Rubel në finale)
1985 – Kampion i ish-Jugosllavisë me K.B. Prishtina
1986 – Kupa e Botës në Beograd – medalja e bronzt (humbi në gjysmëfinale nga Angel Espinoza).
1987 – Pjesëmarrës në kampionatin evropian në Torino të Italisë. Në xhiro të parë humbi nga legjenda e boksit botëror Henry Maske, 3 me 2.

4 thoughts on “Paraqesim legjendën e boksit kosovar Nysret Rexhepi

  1. me vjen mire qe keni shkruar per boksierin e prishtines z.Nysret Rexhepin me te vertet ka qen boksier i mire, e ka pasur tekniken,shpejtesin dhe shkathtesin ne ring, qka te them vetem se me te vertet ka qen boksieri me i mire ne kategorin e vete ne ish jugoslavi e besa dhe me gjere.

    me respekt Agimi

  2. Nusret ju jo vetem qe keni qene bokser i mire por ju keni qene edhe shok i mire . Une me ju do te ndalem pak kur ishim qe te dy ushtar te ish- Jugosllavis se atehershme ne Kumanovo te Maqedonise.Ishim te pandashem dhe qe te dy e kryenim sherbomin ushtarak pa deshiren tone per te i sherbyer kesaj armate . Ndoshta ju kujtohem nuk keni harruar Nysret une edhe sot ju kujtoj kurr nuk me hiqeni nga mendja ishim shok te pandare.Dhe pak para se une te lirohem nga sherbimi ushtarak ju shkuat per dy jave ne teren ndersa letren qe ma kishe shkruar ti qe mos te dal nga Kazerma pa u takuar me juve ma dha Perparim Cermjani nga Gjakova qe ja kishe lene ti per te ma dhene mua. Dhe ne keshtu u ndam sot e ate dit pa e pare njeri tjetrin me kurr por duke mbetur gjithmon ne kujtesen time si nje shok dhe mik i paharruar i jetes sime.Deri me sot te kam kerkuar çdo kund por me kot me vjen mir qe tani po ju shkruaj dhe ju perkujtoj takimet tona qe kishim gjat sherbimit ushtarak si dy shok te pandare kurr . Une per juve do te ju jap nje telefon timin sepse edhe une ndodhem jasht Kosove jetoj ne France . Kerkoj nga ju qe te me kontaktoni ne : 0033951379641 ose ne celular 003369212540 me padurim e pres telefonaten tuaj qe prap te vazhdojm miqesin tone sikur qe ishim dikur.Nuk ka fjal e laps qe mund ta pershkruaj talentin tuaj si bokser por une desha qe te ju kujtoj se une jam njeri nga shoket tuaj me te dashur gjat asaj kohe . Ndoshta ju kujtohet rasti kur i nxorra dhjet shqiptaret per te dalur ne qytet duke eleminuar disa Serbe tjere qe ishin ne list dhe te nesermen me ftova ne raport nga ish-Komandanti . Ishim ulur qe te dy afer njeri tjetrit ne oborrin e Kazermes dhe kur me ane te autoparlantit u permend emri im qe te paraqitem ne zyren e Komandantit ne raport per siç e quanin ata iredentizem . Ju fort u merzitet per mua ate te diele se do te me ndodhte diçka e papritur dhe do te mbeteni pa shokun me te mir qe kishe.Nysret pranoni pershendetjet me te perzemerta nga une., çdo te mir ju dhe familjes suaj ju deshiroj.Kerkoj nga ju qe miqesia jone e nderprer qe shume vite te vazhdoj prap .

  3. Njeri nder ata dhjete ushtare te radhitur ne oborrin e Kazermes per te dal ne qytet ishit edhe ju vet . Ndoshta ju kujtohet se sa mire i qepeshim Shinjellat duke qeshur dhe duke u mahnitur me njeri tjetrin .Besoj qe sikur per mua edhe per juve emri im eshte i paharruar edhe sot, ka mbetur ne kujtesen tende edhe sot si emer ,emri im .me quajn Qele Krasniqi me origjin nga Peja po une jam vet ai Qela Nysret . Ju pershendes ju lere juve qe edhe ju pak ti kujtoni ato qaste qe nuk ishin hiq te lehta per ne te dy.

  4. me vjen mir qe shkruhet per keta boxera te vertet mjeshtra te kohes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.