RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Ndërroi jetë Rene Monse

2 min read

Një lajm i hidhur është kumtuar dje në mediet gjermane, ku ish-boksieri gjerman Rene Monse ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare.

Sipas medieve gjermane Monse vuante nga kanceri. 

Monse ishte i njohur për opinionin tonë pasi boksoi disa herë me ikonën e boksit tonë Luan Krasniqi, në boksin olimpik dhe atë profesionist. 

Krasniqi e pat mposhtur Monsen në boksin olimpik, ndërsa që edhe në boksin profesionist ishe më i dalluar duke e mposhtur dy herë. Me 2002 boksuan për titullin vakant të kampionit të evropës ku Krasniqi fitoi me vendim unanim pas 12 raundeve. Dy vite më pas me 2004, Krasniqi riktheu titullin e kampionit evropian duke mposhtur turkun Sinan Samil Sam. Ai mbrojten e parë të titullit evropian ia dha rastin Monses që ta ketë atë për kundërshtar. Për herë të dytë Krasniqi ishte edhe më i suksesshëm se Monse, duke e mposhtur me ndërprerje në raundin e shtatë. 

Nga humbja e fundit nga Krasniqi, Monse vendosi të penzionohet nga boksi profesionist me bilanc prej 14 fitoresh (7 KO) dhe dy humbjesh, të dy humbjet nga Krasniqi. 

“Lajmi për vdekjen e Rene Monses më piklloi shumë. Ai ishte shoqërues i karierës time në vazhdimsi. Unë dhe Rene, u takuam si në ringun amator poashtu edhe në atë profesionist. Dhe, përkundër rivalitetit tonë sportiv, patëm respektin e ndërsjellë. Ishte një sportist dhe njeri i mrekullueshëm. Ngushllimet e mia ia përcjelli familjes dhe i dëshiroj forcën e gjithë botës” theksoi Krasniqi në profilin e tij të Facebook-ut. 

www.kosovaboxing.org
10 qershor 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.