RTK

RTKLive
26 Shkurt, 2021

Ndërroi jetë Leon Spinks

2 min read

Sot në orët e mëngjesit ndërroi jetë legjenda e boksit botëror Leon Spinks. Spinks fitues i medaljes së artë olimpike, “Montreal 1976” dhe kampion i botës në boksin profesionist kishte kohë që ishte i palevizshëm pas sëmundjeve të përgjithshme që kishte, pasi ai pas karrierës sportive ishte një “pijanec kronik” i alkoholit. Kjo edhe bëri që ai të dëmtoj organizmin e tij. Spinks ishte vetëm 67-vjeçar.

Spinks u bë i njohur duke mposhtur të madhin Muhammed Ali me 1978. Ai me vetëm shtatë meçe në boksin profesionist arriti të sfidoj Ali-n në të cilin ai arriti të triumfoj duke u shpallur kampion i botës. Kjo njëherit është ecuria më e shpejt e një kampioni të botës që në meçin e tij të tetë të shpallet kampion i botës, gjë që askush se ka bërë deri më tani. Ai humbi titullin e kampionit të botës menjëherë pas shtatë muajve nga Ali.

Karriera e Spinks ishte e gjatë. Ai më asnjëherë nuk arriti të rikthej titullin e botës edhe pse dy luftoi edhe dy herë të tjera, kundër Larry Holmes me 1981 të cilin pësoi me nokaut teknik në raund të tretë dhe nga Dwight Muahmmed Qawi në kategorinë kruzer në vitin 1986 të cilën e pësoi poashtu me nokaut teknik në raund të gjashtë.

“Po të ishte i diciplinuar, ai do të dominonte botën e boksit. Por, aferat me gra, pija e alkoholit e dëmtoi seriozisht”, thekson Artan Vërbica.

www.kosovaboxing.org
7 shkurt 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.