RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Muriqi fiton bindshëm në rikthimin e tij

2 min read

Elvir Muriqi është rikthyer pas 13-muajve me fitore bindëse ndaj amerikanit Daniel Judah. Muriqi 38-5 (23 KO) që nga raundi i parë ka zhvilluar duelin me menquri duke dominuar plotësisht, duke mos rrezikuar asgjë dhe mbajtur plotësisht nën kontroll Judah-n dhe duke përmbyllur duelin në favor të tij. Gjyqëtarët në fund e vlerësuan me 100-90, 100-90 dhe 99-90 në të mirë të Muriqit. Judah 23-7-3 (10 KO) ka qenë gjatë gjithë kohës dinak dhe me një strategji të përlyer është munduar të ndikoj te Muriqi  por edhe gjyqëtari ka qenë në nivel të detyrës dhe nuk kanë ardh në shprehje simulimet e tij, porn ë herën e dytë edhe është qortuar. Judah ra në tokë për disa goditje kinse “Low-Blow” nën brez, por këto gjeste nuk i shkuan për qefi të tij. “Ka qenë një duel i vështirë për mua në aspektin psikologjik, sepse siç e dini për 13-muaj nuk kam zhvilluar ndonjë duel. Kam mundur ndoshta edhe para kohe të përfundoj me KO, por shkova në të sigurtë dhe më gëzon ky triumph, deklaroi Muriqi për Kosova Boxing.

Muriqi pritet që me këtë fitore të rikthehet në të gjitha ranglistat ku ishte edhe më parë në TOP-15 dhe sa më shpejt që është e mundur të sfidoj ndonjërin nga titujt botëror. Shpresojmë që kjo fitore do t`i hapë sytë promoterit të tij Don King.

 Në parameç të Muriqit boksoi edhe shqiptari tjetër Stivens Bujaj i cili shënoi fitore ndaj debutuesit Hamid Abdul-Mateen. Kjo është fitorja e tretë për Bujaj në boksin profesionist në aq duele sa ka zhvilluar deri më tani.

 Artan Vërbica
21 Nëntor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.