RTK

RTKLive
28 Tetor, 2021

Mati triumfon me vendim unanim

1 min read

Milano, Itali, 1 tetor 2021 – Reshat Mati (11-0, 7 KO) ka shënuar fitore ndaj ukrainasit, Vladyslav Baranov (7-11-2, 5 KO) me vendim unanim pas tetë rauneve.

Mati kishte veshur një kostum dhe helmetë të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit. Ishte fascionuese hyrja e tij në ring.

Dueli ka qenë i një-anshëm ku Mati e dominoi meçin duke fituar të gjitha raundet, ku tre gjyqëtarët i dhanë rezultatin e thellë, 80-72.

Ishte një meç jo edhe atraktiv, pasi Baranov vazhdmisht gjithë kohën u mbrojt dhe ikte gjatë gjithë kohës. Mati u mundua ta nokautoj Baranovin, por që nuk kishte zgjidhje.

Si do që të jetë, fitore e merituar mirëpo Mati duhet të impresionoi më shumë në të ardhmen.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.