RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Manny Pacquiao: Fundi i një epoke brilante të një boksieri të madh

19 min read

Manny PacquiaoManny Pacquiao i ka dhënë fund karrierës së tij 21-vjeçare në boks. Nuk kishte më bukur se një përfundim i tillë, një fitore të madhe ndaj një kampioni botëror siç është Timothy Bradley. Ai dëshmoi sërish vlerat e tij, ndërsa shpejtësia, energjia, forca, dhe të gjitha janë akoma në elementin e tij. Pacquiao ka potencial akoma për ti dhënë sportit të boksit, por dëshira e tij është që të fokusohet më shumë në jetën familjare, në jetën politike në Filipinë ku ai pretendon që në të ardhmen të jap kontributin për popullin e tij. Pacquiao do të jetë kandidatë për deputet në zgjedhjet e ardhshme në Filipinë, dhe pas disa viteve theksohet se ai do t`ia mësyej edhe votimit për president.

Biografia e Manny Pacquiao: 

Manny Pacquiao i njohur si “Pacman” është boksieri me influencën më të madhe në botë sa i përket boksit, por edhe sporteve tjera.
Askush nuk e kishte besuar këtë që e arriti Pacquiao, i cili nga një person i panjohur të bëhet ndër figurat më të popullarizuara në botë. Sikurse yjet botërore të Hollywoodit dhe kongresmenët dhe burrat shtetëror, edhe Pacquiao sot është ikonë, simbol dhe shpresë e milionave filipinase. Dhe prapa lavdisë dhe shkëlqimit të tij, ai asnjëherë nuk ka harruar të kaluarën e tij të dhimbshme dhe nga ka ardhur.

Pacquiao u lind me 17 dhjetor 1978 si Emmanuel Dapidran Pacquiao në Kibawe të provincës Bukidnon të Filipinës. Ai ishte fëmija i dytë nga katër fëmijët e familjës Pacquiao. Si fëmijë shumë i vogël ai kishte pasion boksin. Kur Pacquiao ishte 14-vjeçar, ai filloi të mendoj të bëhej boksier. Ai i kërkoi nënës së tij veshëmbathje sportive, doreza, etj, por që nëna e tij nuk kishte mundësi t`ia plotësonte. Ëndrra e tij u vështirësua edhe më shumë kur babai i tij Rosalio u largua nga shtëpia për një qytet më të madh për të punuar, por që familja nuk pati asnjëherë mbështetjen e tij. Se sa e dhimbshme është jeta e tij, tregon fakti që Pacquiao si 13-vjeçar braktis shkollën për ti ndihmuar nënës dhe familjes. Pacquiao u bë shitës i rrugëve apo ambulant për ta fituar kafshatën e gojës. Por, nga rruga ai fitoi një shpresë e cila më pastaj i hapi atij të ardhme në boks, kur takoi Abner Cordero i cili u bë shok i tij shumë i mirë, i cili kishte babain trajner boksi, Dizon Cordero. Abner ishte përfaqësues i Filipinës. Pacquiao duke u shoqëruar me Abner i kërkoi atij që babai i tij Dizon ta stërvisë edhe atë. Dizon kur pa talentin e Pacquiaos dhe dëshirën e tij për të mësuar boksin u pajtua ta stërvisë. Nën drejtimin e Dizon, Pacquiao zhvilloi 30-meçe të para me te.
Të dieleve kur zhvilloheshin meçet e boksit amator nepër palestra, Pacquiao shkonte aty dy-tre orë para vetëm që ta zhvilloj ndonjë meç Ishte imponues dhe kishte dëshirë të madhe për boksin. Ai ngadalë dhe sigurtë shënonte fitore të mëdha në boksin amator ku më pastaj fitoi edhe disa turne të mëdhenjë duke nakautuar kundërshtarët. Potenciali i tij po rritej dhe ai një ditë do të fitonte milionat dollar me triumfet e tij. Disa fitonin nga 3 deri 4 pesos, ndërsa Pacquiao përfitonte nga 10 pesos. Një pesos atë botë bente 10 cent të dollarit të sotëm.

Por, Pacquiao vendosi të largohet nga  Kibawe për në kryeqytet, Manilla. Si 14-vjeçar mori rrugëtimin për të realizuar ëndrrën e tij për tu marrë profesionalisht me boksin. Ai së bashku me tetë shok tjerë rrugëtuan në Manilla. Ai nuk iu tregoj askujt se po braktis vendin e tij, sepse nëna nuk do ta lejonte. Ai kur arriti në kryeqytet lajmëroi nënën me një letër se gjendet shëndosh e mirë dhe që kishte shkuar për boksin në Manilla. Duke kërkuar të ardhmen ai nuk kishte asgjë për të humbur. Qyteti i tij i madh i Manillës ishte një sprovë e vërtetë për te, për tu dëshmuar. Edhe pse i vetëm, i ri dhe pa askend, ai nuk frikësua asnjëherë. Me gjepat e tij bosh, sillej nepër Manilla duke kërkuar klub të boksit deri sa e gjeti një të quajtur “Ellen Gym” Ai filloi aty. Në ringun ku bënte stërvitje, ai aty flinte. Aty ku boksierët derdhnin djersën dhe gjakun, sepse Pacquiao i vogël nuk kishte ku të shkonte. Disa vite më pas kur Pacquiao u bë kampion i botës, nuk harroi asnjëherë ku u zhvillua më së tepermi duke investuar tërësisht atë palestër ku flinte dhe stërviste në një prej palestrave më moderne.

Dritarja e tij e suksesit iu hap nga Rod Nazario ku ai i dha mundësinë në television “Blow-by-Blow” ku me 25 janar 1995. si 16-vjeçar debutoi në boksin profesionist. Ai gënjeu se ka 18-vjet, dhe falsifikoi dokumentet për të marrë rastin. Ai qysh në luftat e para u tregua luftarak dhe karizmatik duke fituar zemrat e filipinezëve. Jo pse ishte boksier i mirè, por që ishte fajter i vërtet, ose fitonte me rrahje të madhe ose i nakautonte kundërshtarët.

Pas disa meçeve të para ai fitoi parat e para nga boksi dhe ia dërgoi të gjitha nënës së tij. “Nënë nuk janë shumë, sepse ende nuk jam kampion. Por, janë të mjaftueshme me dërgu vëllain e vogël sërish në shkollë” i kishte shkrruar nënës Pacquiao.

10 fitoret e para në boksin profesionist, dhe humbja e parë në meçin e tij të 11-të në karrierë

Pas 11 meçeve të para, të gjitha fitore, Pacquiao pëson humbjen e parë në karrierë ku pëson nakautin e parë në karrierë nga Rustico Torrecampo në raund të tretë. Ai nuk ishte i përgatitur sa duhet Pas kësaj humbje ai duhej të përballej me realitetin. Ai gjeti motivimin edhe më të madh nga kjo humbje, ku i kërkoi Rod Nazarios, boksierin më të mirë filipinez në kategorinë e tij. Nazario e pyeti: “A je i sigurtë”. Pacquiao i tha: “Po, më të mirin”. Pas kësaj Pacquiao boksoi me Marlon Carillo, cili kishte rekord prej 21 fitore, 7 humbje dhe tre barazime. Pacquiao punoi shumë për ti bindur të gjithë se humbja me nakaut ndaj Torrecampo ishte befasi, ai mposhti Carillon me vendim unanim pas dhjetë raundeve.

Pacquiao vs. Chockvivat – KO 5
Pacquiao vazhdoi me fitore duke ngritur rekordin e tij personal në 18 fitore dhe një humbje, duke iu dhënë rasti i parë për titullin “OPBF – Oriental Pacific Boxing Federation”. Në kryeqytetin e Filipinës në Manilla, Pacquiao boksoi tajlandezit Chokchai Chockvivat i cili erdhi ta mbronte titullin e tij. Chockvivat ishte boksier me eksperiencë të madhe dhe ishte favorit ndaj Pacquiaos me bilanc prej 34 fitoreve dhe dy humbjeve. Ndërsa që Pacquiao i shkaktoi humbjen e tretë duke e nakautuar në raund të pestë. Ky ishte titulli i parë i fituar nga Pacquiao në kategorinë mizë.

Pacquiao vs. Ohyuthanakorn – KO 12
Pacquiao vazhdoi rrugëtimin e tij, ku mposhti boksierin Melvin Magramo duke e mposhtur me vendim unanim pas 10-raundeve. Por, pas kësaj përballje ai mbrojti titullin OPBF ndaj tajlandezit Panomdej Ohyuthanakorn me nakaut në raund të 12-të.

Pacquiao vs. Sasakul – KO 8
Suksesi i tij prej 21 fitoreve, dhe një humbje i hapi dritare të re sfiduese. Atij i erdhi oferta për të boksuar për titullin e botës në versionin WBC në kategorinë mizë ndaj Chatchai Sasakul në Phuttamonthon të Tajlandës. Pacquiao i pafrikshëm pranon sfidën duke udhëtuar në Tajlandë dhe e fiton përballjen me nakaut në raund të tetë. Tani më shteti i Filipinës kishte kampionin e botës, ku Pacquiao u prit si hero në shtetin e tij.

Duelin e radhës Pacquiao e pati me Todd Makelim, të cilin arriti ta mposht me nakaut teknik në raund të tretë. Ndërsa që mbrojtjen e parë të titullit WBC në kategorinë mizë e pati në Manilla ndaj meksikanit Gabriel Mira të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të katërt. Kurse për mbrojtjen e dytë të titullit Pacquiao udhëtoi sërish në Tajlandë ku përballë pati vendasin Medgoen Singsurat me bilanc 18-0, ku Pacquiao për shkak të vështirësive me peshën rrezikoi titullin dhe e humbi atë po për këtë shkak me ndërprerje në raund të tretë, për problemet e tij me forcën. Tani më Pacquiao kishte pësuar humbjen e dytë në karrierë karshi 26 fitoreve (17 KO).

Pacquiao vs. Jamili – TKO 2
Pas humbjes së  dytë Pacquiao vendoi të rritë peshën për dy kategori dhe të boksoj në super bantam. Ai sfidon titullin WBC International në kategorinë super bantam ndaj Reynante Jamili që ishte pronar i këtij titulli. Pacquiao arriti që në raundin e dytë ta hedh në dysheme plot tre herë duke detyruar gjyqëtarin ta ndërprej këtë meç. Ky ishte titulli i tretë i fituar në karrierë.

Titullin WBC International në kategorinë super bantam arriti ta mbroj pesë herë nga viti 2000 deri në gjysmën vitin e 2001-shit. Ai mposhti Arnel Barotillo me TKO 4, Seung-Kon Chae me TKO 1, Nedal Hussein TKO 10, Tetsotura Senrima TKO 5 dhe Wethya Sakmuangklang KO 6. Pra pesë fitore të vlefshme të gjitha me ndërprerje ndaj kundërshtarët mjaft të mirë duke ngritur rekordin e tij në 32 fitore (23 KO) dhe dy humbje.

Pas bilancit mjaft të mirë dhe përvojës së arritur ai mori rrugën për në SHBA. Ai ateroi në San Antonio ku nga aty me autobus vazhdoi për në Los Angjelos për në provë tek ekipi “Wild Card Boxing Club” tek trajneri Freddie Roach. Që në testimin e parë Pacquiao tregoi vetën dhe Froach i ofroi qëndrim tek ai dhe nga ai moment Pacquiao dhe Roach për 15 vite janë së bashku.

Pacquiao vs. Ledwaba – TKO 6
Kishte vetëm disa javë që stërvitej në Los Angjelos tek Freddie Roach, atij i erdhi për dy javë të sfidoj titullin e kampionit të botës në MGM në Las Vegas ndaj afrikanit jugor, Lehlo Ledwaba për titullin e kampionit të botës në kategorinë super bantam. Pacquiao e pranoi me deshirë ku ishte i panjohur për të gjithë duke fascionuar të gjithë në luftën e parë në SHBA që u emitua edhe në televizionin e madh amerikan, HBO. Pacquiao mposhti Ledwaban me nakaut teknik në raund të gjashtë.

Pacquiao vs. Sanchez – TD6
Barazon me Agapito Sanchez

Duelin e dytë në SHBA e zhvillon për unifikimin e titujve të kampionit botëror në versionet IBF dhe WBO në kategorinë super bantam ndaj amerikanit Agapito Sanchez duke u ndarë me barazim pas raundit të gjashtë. Dueli ishte mjaft interesant ku Agapito në këtë duel denohet dy herë nga gjyqëtari për goditje nën brezë, dhe Sanchez godet aksidentalisht Pacquiaon me kokë në syrin e djathtë në raundin e dytë dhe të gjashtë, ku doktori ndërpren këtë meç. Gjyqëtarët e vlerësuan të barabartë pas mbledhjës së pikëve.

Shkëlqimin në SHBA, Pacquiao e vazhdoi me fitoret ndaj Jorge Eliecer Julio me TKO 2, Fahprakorb Rakkiatgym me TKO 1, Serikzhan Yeshmagambetov me TKO 5, Emmanuel Lucero me TKO 3, duke mbrojtur titullin IBF me plot suksesë duke u dëshmuar se ka të ardhme në SHBA.

Pacquiao vs. Barrera – TKO 11
Dueli i parë i madh në karrierë do të jetë për te kundër Marc Antonio Barrera. Pacquiao kishte rekord prej 37 fitoreve (28 KO), dy humbje dhe një barazim. Ndërsa Barrera 57 fitore, karshi tre humbjeve. Barrera ishte kampion botëror në kategorinë pendël në versionin WBC, që kishte mposhtur legjendën Eric Morales me vendim unanim pas 12-raundeve. Poashtu ai vinte edhe pas një fitorje të madhe ndaj britanikut Nassem Hamed të cilit ia kishte pësuar humbjen e parë në karrierë në duelin e tij të 36-të në karrierë. 

Askush nuk besonte që Pacquiao do të mund ta fitonte Barrerën, këtë e besonte vetëm trajneri i tij Freddie Roach. Dhe pas një lufte të fortë Pacquiao dëshmon vetën në një meç të madh duke mposhtur Barrerën me nakaut teknik në raund të 11-të. Bota e boksit filloi të flasë tashmë për këtë djalosh.

Pacquiao vs. Marquez – D 12
Pas sukseseve të mëdha në kategoritë e ulëta Pacquiao së bashku me trajnerin e tij Roach vendosën të kalojnë në një kategori më lartë, në atë pendël. Sfida e parë i afrohet për titullin e kampionit të botës ndaj Juan Manuel Marquez për titullin IBF dhe WBA-Super. Pacquiao arrinë që në raund të parë ta plandos tre herë në dysheme Marquezin, ndërsa meksikani ngritet dhe vazhdon duke mos u dorëzuar duke mbajtur të gjitha raundet dhe e bënë duelin edhe më interesant sa i përket fituesit. Në fund gjyqëtarët e vlerësojnë të barabartë.

Pas kësaj përballje Pacquiao shënoi një tjetër fitore ndaj Fahsan 3K Battery me nakaut teknik në raund të katërt.

Pacquiao vs. Morales – I – UD 12
Dueli i radhës për Pacquiaon do të jetë ai me legjendën tjetër të boksit botëror Eric Morales. Dueli do të zhvillohej për titullin vakant të brezit WBC-International në kategorinë super-pendël. Pas një lufte 12-raundeshe, Morales shpallet fitues nga tre gjyqëtarët me rezultat të ngushtë 115-113. Por, sipas ekspertëve dhe analistëve Pacquiao nuk e kishte humbur këtë meç dhe kërkohet revanshi me Morales. Dueli revansh do të zhvillohej pas 10-muajve.

Pacquiao para se të takohej me Morales për herë të dytë ai zhvilloi një tjetër duel ndaj meksikanit Hektor Velesquez duke e mposhtur me nakaut teknik në raund të gjashtë, duke fituar titullin vakant WBC-International në kategorinë super pendël.

Pacquiao vs. Morales – II – TKO 10
Në duelin e dytë apo revansh Pacquiao nuk lejoi që gjyqëtarët të vendosin për fituesin. Ai edhe pse pati epërsi për dy-tre raunde, arriti me mjeshtërin e tij ta përfundoj duelin para kohe. Pacquiao po shkruante një tjetër faqe historie të suksesit të tij.

Titullin WBC-International të fituar ndaj Morales arriti ta mbroj ndaj Oscar Larios me me vendim unanim pas 12-raundeve, për të zhvilluar meçin e tretë më pastaj me Eric Morales.

Pacquiao vs. Morales – III – KO 3
Në duelin e tretë, Pacquiao u tregua edhe më i fortë duke nakautuar Moralesin në raund të tretë duke treguar shumë më i mirë se meksikani.

Pas këtij triumfi Pacquiao mbrojti titullin WBC-International ndaj Jorge Solis duke ngadhënjyer me nakaut në raund të tetë. Më pastaj ai i dha mundësin e dytë Marc Antonio Barrera.

Pacquiao vs. Barrera – II – UD 12
Katër vite kishin kaluar nga përballja e Pacquiaos dhe Barreras, dhe këta dy akterë do të takoheshin sërish. Edhe kësaj radhe Pacquiao dominoi luftën duke fituar me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore Pacquiao mbrojti titullin WBC-International për herë të pestë.

Pacquiao vs. Marquez – II – SD 12
Dueli i dytë ndërmjet Manny Pacquiaos dhe Huan Manuel Marquezit u zhvillua me 2008. Ky duel ishte zhvilluar për titullin e kampionit të botës në kategorinë super pendël në versionin WBC. Pasi që lufta e parë e tyre përfundoi me barazim, edhe dueli i dytë i tyre pati çastet dhe mbetët ndër duelet më interesante të shekullit të ri. Pas një beteje të fortë fitues doli Pacquiao me vendim të një anshëm. Ky ishte titulli i tretë i kampionit të botës në kategori të ndryshme për Pacquiaon.

Pacquiao vs. Diaz – TKO 9
Pacquiao nuk kishte të ndalur dhe ai sfidoi titullin e kampionit të botës në një kategori më lartë, në të lehtë. Pacquiao sfidoi kampionin botëror e kategorisë së lehtë, David Diaz. Pas një dominimi në tetë raunde duke mbizotruar në ring, Pacquiao arriti ta përfundoj përballjen me Diaz në raund të nëntë duke fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë në versionin WBC.

Pacquiao vs. De La Hoya – RTD 8
Pacquiao do të boksonte më pastaj me legjendë Oscar De La Hoya. De La Hoya i cili e kishte idol Pacquiaon, dëshiroi të përballej me te. Ai edhe përkundër se dinte vlerat e Pacquiaos, dëshironte të përballej me te duke besuar se mund të triumfonte ndaj tij. Ky duel do të zhvilloj në kategorinë velter, dhe Pacqiuao asnjëherë më parë nuk kishte boksuar në këtë kategori kaq lartë. Dhe dueli i tyre u zhvillua ku u quajt King Kongu kundër Trandafilit të Filipinës. Dhe filipinasi Pacquiao nuk pati asnjë konsideratë dhe respekt ndaj tij duke e rrahur për tetë raunde duke ia prishur fëtyrën e bukur të De La Hoyes, ku meksikani i natyralizuar u dorëzua në fund të raundit të tetë. Pas kësaj përballje De La Hoya u penzionua, ndërsa që Pacquiao vazhdoi rrugëtimin e tij drejt fitoreve tjera.

Pacquiao vs. Hatton – KO 2
Pas fitores së madhe ndaj Oscar De La Hoyas, Pacquiao boksoi kundër britanikut Ricky Hatton . Dueli ishte i vlefshëm për titullin IBO-International Boxing Organization në kategorinë super të lehtë. Në këtë përballje shkëlqen Pacquiao duke e nakautuar Hattonin në round të dytë. Hatton ishte super yll, dhe vinte me një bilanc prej 45 fitoreve dhe vetëm një humbje nga Mayweather që e kishte nakautuar në raund 10-të. Por, që Pacquiao ia bëri edhe më keq që pak kush e kishte pritur. Në raundin e dytë thuajse e penzionoj Hattonin.

Pacquiao vs. Cotto – TKO 12
Pacquiao do të sfidonte titullin e pestë në kategori të ndryshme. Dhe këtë do të bënte tashmë në kategorinë velter në versionin WBO. Për kundërshtar do ta ketë porto-rikanin Miguel Cotto i cili ishte kampion në fuqi. Cotto me bilanc prej 34 fitore dhe vetëm një humbje nga Margarito, synonte ta ndalte Pacquiaon që akoma se kishte bërë asnjëri, por që nuk ia arriti. Pacquiao shkëlqeu duke e hedhur në dysheme në raund të tretë dhe në raund të katërt dhe të fundit të 12-tin kur Cotto nuk është më i denjë të vazhdoj. Me këtë fitore Pacquiao arriti të fitoj titullin e pestë botëror në kategori të ndryshme.

Pas këtij triumfi Pacquiao mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin WBO ndaj ghanezit Joshua Clottey  me vendim unanim.

Pacquiao vs. Margarito – UD 12
Pacquiao përgatitet për një sfidë të tjetër dhe për një titull tjetër të kampionit botëror në kategorinë gjysëm të mesme, ku do të sfidon kampionin në fuqi të versionit WBC, Antonio Margarito. Ai la titullin WBO të kategorisë super velter për të boksuar për një titull tjetër të kësaj kategorie WBC. Edhe ndaj Margaritos Pacquiao tregoi performancë të denjë duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve.

Ky ishte titulli i gjashtë i kampionit të botës në kategori të ndryshme.

Me fitoret e dhjetë vjetëshit të parë të shekullit të ri ndaj Lehlo Ledbawa, Marco Antonio Barrera, Juan Manuel Marquez, Erik Morales, Jorge Solis, David Diza, Oscar De La Hoya, Ricky Hatton, Miguel Cotto, Joshua Clotey dhe Antonio Margarito, duke fituar gjashtë tituj në kategori të ndryshme kanë bërë që Pacquiao të shpallët “Bokiseri më i mirë i dekadës” të dhjetëvjetëshit të fundit, nga 2000 deri

Pacquiao vs. Mosley – UD 12
Edhe pas shpalljes së boksierit më të mirë të dekadës, Pacquiao nuk u ngopë nga suksesi, ai vazhdoi suksesin e tij duke mundur boksierët më të mirë të kohës. Ai tashmë nuk e kishte shumë të vështirë të ndronte kategoritë dhe zbriti në një kategori më poshtë në velter për të boksuar me kampionin botëror në versionin WBO, Shane Mosley. Mosley legjendë e boksit botëror kishte ditur ti qes shumë probleme Floyd Mayweatherit, por që ndaj Pacquiaos e pati të vështirë ku edhe u gjet në dysheme nga filipinasi në raund të tretë, por që vazhdoi deri në fund duke mbajtur të gjitha raundet. Pacquiao vetëm sa përforconte çdo herë pozitën e boksierit më të mirë “Pound-4-Pound”.

Pacquiao vs. Marquez – III – MD 12
Duelet Pacquiao dhe Marquez gjithmonë ishin histori në vete, dhe publiku gjithmonë i kërkoi sepse në duelet e tyre gjithmonë patën çka të shohin, dhe ishin dramatike gjithnjë. Për këtë arsye Pacquioa dhe Marquez do të takoheshin për herë të tretë. Prandaj edhe në duelin e tyre të tretë ishte dramë e vërtetë ku sërish Pacquiao fitoi me dallim të vogël të pikëve 115-113, 116-112 ndërsa njëri e vlerësoi të barabartë.

Duelet Pacquiao dhe Marquez u nominuan si ato të Muhammed Ali dhe Joe Fraizer, ndër duelet më të bukura të boksit botëror.

Pacquiao vs. Bradley – I – SD 12
Pas shumë fitoreve ndaj shumë yjeve botërore, Pacquiao u ndal ndaj amerikanit të pamposhtur Timothy Bradley, i cili para duelit me Pacquiaon ishte me bilanc prej 34-0 (12 KO). Pas një meçi interesant me shumë aksione nga te dy boksierët, por që edhe në këtë meç Pacquiao pati më shumë raunde të fituara, gjyqëtarët e vlerësuan Bradleyn fitues me vendim të një anshëm me 115-113, 115-113 për Bradley dhe njëri 115-113 për Pacquiaon. Pas këtij rezultati befasues edhe komentatori Harold Lederman i televizionit HBO e komentoi kështu fitoren e Bradleyt. “Only god knows how Bradley wins this fight”. Ky rezultat u vlerësua ndër më kontraversit të vitit 2012.

Pacquiao vs. Marquez – IV – KO 6
Komentatori i HBO-së, legjendari Larry Merchant para se të fillonte meçi i katërt ndërmjet Pacquios dhe Marquezit e kishte cilësuar shumë të rrëzikshëm për Pacquiaon që edhe doli të jetë ashtu. Ai kishte deklaruar se çka iu ka desht meçi i katërt Pacquios. Por, tre meçet e tyre ishin të ngushta dhe kishte zëra që Pacquiao nuk e fitoi duelin e tretë pastërt ndaj Marquezit dhe i dha rastin e katërt meksikanit. 

Pacquiao hyri në këtë meç me një çasje të gabuar. Ai hyri që të fitoj me nakaut, por që i doli e kundërta. Marquez që në raund të tretë arriti me një direkt të djathtë ta gjuaj në dysheme. Ishte hera parë për Marquez në katër meçet e tyre që arriti ti jap Pacquiaos nokdovn. Por, Pacquiao i rikthehet furishëm në dy raundet në vazhdim dhe në të pestin e hedh Marquezin në gjunjë duke detyruar gjyqëtarin Kenny Bayles ti numëroj. Dhe pasi e shpëtoi gungun Marquezin në raund të pestë, Pacquiao u hedh në raund të gjashtë në aksion të përgjithshëm me të gjitha forcat duke dashur ta përfundoj meçin, ndërsa që doli e kundërta ku Marquez me një kundërgodtije sërish me të djathtën e tij e nguliti Pacquiaon për dysheme. Gjithçka kishte përfunduar, Pacquiao ishte në KO. Reagoi shumë shpejt doktori gjë që Pacquiao ishte për disa çaste pa vetëdije.

Trajneri i Pacquiaos, Freddie Roach kishte deklaruar pas këtij meçi: “Kurr në jetë nuk jam ndjerë më keq. Mendova që Manny vdiç aty”.

Pacquiao vs. Rios – UD 12
Të gjithë kishin menduar se Pacquiao pas nakautit të vështirë nga Marquez do të penzionohet. Por, ai pas 11-muajve u rikthye. Popullariteti i Pacquiaos zgjerohej çdo ditë dhe ai bëri emër edhe në disa vende ku kurr nuk kishte qene i zhvilluar boksi. Pas shumë kërkesash Pacquiao u rikthye në Kinë në qytetin e lojrave të fatit në Macao. Macao siç dihet ndryshe Las Vegasi i Azisë priti meçin ndërmjet Manny Pacquiao dhe amerikanit Brandon Rios. Shumë ekspertë e sygjeruan që Pacquiao mos ta pranoj për kundërshtar Riosin, duke ditur cilësitë e tij dhe që shquhej me goditje të forta, për arsye se Pacquiao vinte nga një humbje e rënd. Rios kishte bilanc prej 31 fitore (23 KO), një humbje dhe një barazim. Por, ai nuk ia kishte frikën dhe arriti që për 12-raunde të boksoj si kurr më parë duke fituar me vendim unanim pas 12-raundeve duke fituar titullin WBO-International duke fituar të drejtën të boksoj për titullin e kampionit të botës po në versionin WBO ndaj amerikanit Timothy Bradley.

Pacquiao vs. Bradley – II – UD 12
Humbja kontraverse ndaj Bradleyit dy vite më parë dëshmoi se Pacquiao është boksier më i mirë se Bradley. Edhe ky meç pati të veçantat e tij, dhe se duhet përgëzuar Bradleyn i cili tregoi luftë të fortë, por që Pacquiao është një nivel më i lartë. Bradley pas 31 meçeve pa humbje, pësoi për herë të parë në karrierë dhe e pranoi pas meçit se Pacquiao është boksier më i mirë se ai. Pacquiao me fitoren ndaj Bradley-t ritkheu titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë velter.

Pacquiao vs. Algeri – UD 12
Mbrojtjen e parë titullit të kampionit të botës në versionin WBO, Pacquiao e mbrojti në Macau. Kërkesa e madhe e aziatikëve ishte që ky meç të shfaqej në Kinë dhe u realizua. Algeri pasi shënoi fitoren historike ndaj Ruslan Provdnikov duke fituar titullin e kampionit të botës në katrgorinë super të lehtë, kalkuloi me kategorinë duke u ngritur në kategorinë velter dhe të boksoj kundër kampionit të botës dhe të famshmit Manny Pacquiao. Dhe ky eksperimentë nuk i doli edhe aq mirë ku Pacquiao gjatë gjithë duelit u tregua superior duke e hedhur në dysheme plot gjashtë herë, por u mbajt deri në fund. Nuk kishte dyshime, Pacquiao fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve, ndërsa Algeri pësoi humbjen e parë në karrierë pas 20 meçeve në boksin profesionist.

Pacquiao vs. Mayweather – UD 12
Dueli i pritur për më shumë se 5-vite, ndërmjet Floyd “Money” Mayweather dhe Manny “Pacman” Pacqiuiao, përfundimisht u zhvillua me 2 maj në MGM Grand Casino në Las Vegas. “The Wait is Over” apo durimit i erdhi fundi, që e kishin quajtur të gjithë adhuruesit e boksit botëror duke dashur të shohin se cili është më i miri. Dhe ky duel historik dhe më i shtrenjëti në histori të boksit u përmbyll në favor të Floyd Mayweather ku tre gjyqëtarët fitoren ia dhanë amerikanit me rezultat bindës, 118-110, 116-112 dhe 116-112. Por, ky rezultat nuk ishte edhe aq bindës sipas analizës sonë dhe gjithë ekspertëve të boksit botëror, ku disa e vlerësuan të ngushtë, të barabartë, apo në favor të Pacquiaos. Gjithesesi më i miri nuk pa, edhe pse Mayweather fitoi, por edhe Pacquiao të fitonte prapë duhet të theksojm se meçi ishte i dobët nga dy boksierët.

Meçi Mayweather dhe Pacquiao u zhvillua në kategorinë velter, për titujt unifikues të botës, në versionet WBC, WBO dhe Super-WBA. Fituesi mori epitetin e boksierit më të mirë në “POUND-4-POUND” në botë.

Përgatiti: 
Artan Vërbica

Çdo kopje e këtij materiali nëse keqpërdoret pa drejtën autoriale do të ndëshkohet me ligjin e së drejtës autoriale. 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.