Shpend Abazi u lind me 7. Maj 1978 në Tetovë të Maqedonisë. Hapat e parë të boksit i morri në vendëlindje. Në profesionalizëm debutoj me 26.03.1999. Ka qenë vetëm tre ditë pasi forcat Atlantike të Nato-s filluan bombardimet kundër agresorit Serb dhe për Abazin ishte shumë e vështirë të debutojë sepse populli i tij gjendej ne luftë.

Me 21 Shtator 2001 Abazi fiton titullin Europian në kategorinë Bantam kundër Alexander Yagupov me T-KO 5 (knock-out teknik në round të 5-të). Ai pastaj mbron titullin Europian dy herë me radhë dhe kalon në një peshë më të lartë në “Featherweight”, edhe në këtë kategori ishte mjaft i suksesshëm duke fituar titullin WBA-Intercontinental.

Në Shkurt të vitit 2007 Abazi lufton për titullin botërorë IBF – në peshat „Featherweight“ kundër Amerikanit Robert Guerrero në Copenhagen por humbë duelin pas një dorëzimi nga trajneri i tij në raund të 9-të sepse Abazi kishte dëmtuar rëndë syrin e majtë. Në atë kohë Shpend Abazi ishte shqiptari i dytë pas Luan Krasniqit që boksonte për titullin e botës në boksin profesionistë. Abazi pas atij dueli e përfundoj karrierën si boksier me merita të mëdhaja sportive.

Rekordi si boksier profesionist
periudha 1999 – 2007

Gjithsejt: 37 duele

35 Fitore (10 K.O.)
2 Humbje
0 Barazime