Wroclaw, Poloni, 22 mars 2018 – Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë në vitet e fundit të boksit olimpik, Kristian Demaj është duke qëndruar në kampin e legjendës polake, Tomasz Adamek në Wroclaw të Polonisë.

Ish-kampioni i botës në dy kategori të ndryshme (gjysëm të rënd dhe kruzer) dhe sfidues i titullit të kampionit të botës edhe në të rëndën, Tomasz Adamek (52-5-0, 30 KO) me 21 prill në qytetin Chustechowa të Polonisë do të sfidon polakun me origjinë, por i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joey Abell (34-9-0, 32 KO). Ky meç po pritet me padurim nga adhuruesit polak i cili do të sjellë një shfaqje të madhe jo vetëm boksit polak por edhe atij evropian dhe botëror, ku me miliona shiques do të përcjellin me vemëndje këtë përballje.

Adamek jo rastësisht ka përzgjedhur boksierin tonë Kristian Demaj për disa ditë sparringu. Agjencioni ynë Kosova Boxing kishte pranuar një kërkesë për ti gjetur një kundërshtar të tiparit të Joey Abell, dhe fati ynë është që Demaj i ka të gjitha predspozitat e tij dhe nuk ka qenë e vështirë duke e pranuar pala tjetër, pasi Demaj ka kualitete të larta dhe ai mundet ti kundërvihet çdo kundërshtari në botë dhe në këtë rast edhe Adamek-ut.

Demaj ka karrierë të pasur sportive. Ai është shpallur 10 herë kampion i Shqipërisë, 7 herë për të rritur dhe tre herë për të rinjë. Demaj poashtu ka qenë pjesëmarrës tre herë në kampionate evropiane, një herë në botëror dhe një herë në kualifikimet për Lojrat Olimpike.

27-vjeçari ka afër 120 meçe amatore me bilanc të përkryer prej 105 fitoresh dhe 15 humbjeve. Ai gjatë dhjetë viteve të fundit ka fituar shumë medalje në turne të ndryshëm ndërkombëtar. Demaj ka mposhtur emra të mëdhenjë të boksit botëror si: hungarezin Jozsef Darmos (tre herë fituesin e medaljeve evropiane, pastaj fituesin e medaljes së artë të Lojrave Mesdhetare, malazesin Bosko Draskoviç, spanjollin Juan Oliva Aliman, romunin Mihail Muntean, kazakun Daniyar Ustembaev, dy polakët Tomasz Duszak dhe Krzysztof Kowalski, australianian Sam Blyth, e shumë tjerë.
Karriera e tij ka qenë e shkëlqyeshme në dekadën e fundit, por nga ky djalosh pritet edhe shumë. Ai është duke e gjurmuar nga gjitha ekipet më të mira në botë në boksin profesionist, por që Demaj dëshiron që nga boksi olimpik të largohet me një medalje të madhe. Për gjithçka rreth Demaj, Kosova Boxing do ta mbështesë dhe poashtu adhuruesve të boksit do ti njoftojë.

Artan Verbica 
22 mars 2018