RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kreshnik Qato rikthehet me 21 Mars

1 min read

Me daten 21 Mars, në sallën që konsiderohet si shtëpia e boksit Anglez ‘York Hall, Bethnal Green’ ne Londër do të boksoj boksieri ynë nga Durrësi, Kreshnik Qato. “Për momentin manaxherët e mi janë në bisedime për të vendosur përfundimisht mbi kundërshtarin me te cilin, unë do te përballem, për këtë  ndeshje,  e cila do të konsiderohet si një ‘warm-up’ ose parapregatitore për ndeshjen e madhe qe do te behet ne Tirane ne fillim te muajit Maj”, deklaroi Qato për KosovaBoxing.org.

Gjatë vitit që lamë pas, Qato zhvilloi tre duele duke shënuar të gjitha fitore, ndër ato, një me ndërprerje. Qato shënoi fitore kundër Juris Boreiko – Pts 6, Zoltan Surman – TKO 3  dhe Fabio Liggieri – UD 12. Lufta e fundit me Liggieri ishte për titullin WBF, ku Qato e mbrojti me sukses. Titullin “World Boxing Foundation” e ka fituar me 2008 kundër portugezit, Vitor Sa në Tiranë, dhe ka arritur ta mbron dy herë. Shpresojmë që Qato në vitin 2010 të boksoj edhe për ndonjë titull më të madh botërorë.

KosovaBoxing.org në ditët në vijim do t`ju sjell një intervistë “exclusive” nga boksieri ynë shqiptar. Në këtë intervistë do t`ju sjellim edhe më shumë rreth karrirës së Kreshnik Qato` dhe të ardhmës së tij.

Artan Vërbica
13 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.