RTK

RTKLive
6 Tetor, 2022

Kreshnik Qato kundër Max Maxwell në këtë fundjavë

1 min read

KRESHNIK QATOBoksieri ynë që vepron dhe jeton në Londër, Kreshnik Qato do të shfaqet këtë fundjavë me 1 Qershor në Bethnall Green të Londrës. Qato do të ketë duelin 6 raundesh kundër xhamajkasit me nënshtetësi angleze Max Maxwell.

Ky duel do t`i shërbej boksierit tonë si “Warm-Up” para përballjes së tij në muajin Gusht kur pritet Qato që sërish të sfidoj titullin WBF Internacional.

Duelin e fundit Qato e ka zhvilluar para nëntë muajsh dhe deri më tani për shkaqe personale dhe teknike nuk ka zhvilluar ndonjë duel tjetër.

Qato për këtë përballje ka zhvilluar stërvitje intenzive dhe të shtunën synon fitore në përballje me Maxwell. Xhamajkasi ka zhvilluar deri më tani 37 meçe profesioniste ku ka bilanc prej 16 fitore (3 KO), 18 humbje dhe tre barazime.

Kosova Boxing kontaktoi trajnerin e Qatos, Agim Halilin i cili ishte i kënaqur me përgatitjen e tij. “Qato është përgatitur mjaft mirë për këtë duel. Ne i njohim cilësit e xhamajkasit. Ai është boksier shumë i fortë, por unë nuk shoh ndonjë problem, sepse Qato është në top formë. Si gjithmonë presim përkrahje të Tifozave Kuq e Zi” theksoi Halili për Kosova Boxing.

Të gjitha informatat dhe rezervimin e biletave mund ti rezervoni në numrat 07932024665 dhe 07930923271.

Kosovaboxing.org
29 Maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.