Krasniqi mbron titullin WBO Internacional me 16 Nëntor
1 min readBoksieri ynë Haxhi Krasniqi do të mbrojë titullin WBO Internacional në Magdeubrg të Gjermanisë me 16 Nëntor. Meçi i Krasniqit do të jetë kryesori i mbrëmjes. Akoma nuk është caktuar se cili do të jetë sfiduesi i tij zyrtar, por ditë më parë Krasniqi kishte deklaruar për Kosova Boxing se ekipi i tij SES Boxing është duke negociuar me boksierin franqez Jonathan Profichet. Franaqezi është i njohur për opinionin shqiptarë pasi në vitin 2010 ka boksuar me boksierin tonë Selajdin Koxha.
Për numrin 1 në WBO ky rast do ti vije pasi franqezi Profichet mundi boksierin e klubit nga SES Boxing sllovenin Denis Simcic me TKO 1.
Artan Vërbica
11 Tetor 2012