RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Kosova përfaqësohet denjësisht në Poloni

2 min read

Në turneun ndërkombëtarë “Kupa e Presidentit Roberto Kopitka“ në Javozno të Polonisë, boksierët tanë fituan dy medalje të arta, një të argjentë dhe një të bronztë. Kosova ka arritur sukesin më të madh deri tani në turenut ndërkombëtar. Në turneun për junior “Kupa e Presidentit Roberto Kopitka“ në Javozno të Polonisë përfaqsuesja jonë ka kaluar parashikimet duke e zënë vendin e tretë në mesin e tetë shteteve të fuqishme pjesëmarëse të Evropës. Të gjithë boksier tanë pjesëmarrës kanë fituar medalje. Armend Gjoxhaj dhe Fisnik Muharremi u stolisën me medalje të artë, Lirim Bajrami të argjentë dhe Besart Xhafa të bronztë. Sekretari teknik i Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtari Latif Demolli në konferencën për shtyp ka thënë “Kosova është prezentuar maksimalisht mirë në këtë aktivitetet shumë prestigjioz të boksit për kategorinë e juniorëve”. Demolli ka ndarë drejtsinë dhe është vlerësuar lartë nga juria profesionale. Përzgjedhësi i përfaqësueses sonë Xhevdet Peci pasi qe foli për nivelin e lartë që e kishte turneu theksoi: “Ky është prezentimi më i madh i boksit kosovar në turnet ndërkombtare që tash sa kohë merr pjesë Federata dhe përfaqësuesja jonë. Sikur të ishte referimi korrekt Lirim Bajrami nuk do të kishte humbur në finale. Pavërsisht kësaj të dhënë jam shumë i kënaqur me boksin e demostruar dhe suekset e arritura të boksierëve tanë ka thënë për fund përzgjedhësi i përfaqësueses sonë Xhevdet Peci. Fituesi i madeljës së artë Fisnik Muharremi potencoi se e kishte për nder që mbrojti ngjyrat e shtetit dhe se premtoj që ky është vetëm fillimi i sukseseve të ardhshme. Në konferencën e sotme sekretari teknik i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli bërë të ditur se nga zyrtarët e lartë të Federatës Evropiane të Boksit janë informuan për rregullat e reja të cilat pritet të aplikohen menjëherë në boksin tonë. Ndër to veshja për gjyqtarë pantolona të zinjë dhe këmishë të bardhë. Kosova pritet që me 15 deri në 18 Qershor të merr pjesë në turneun tjetër në Mishkolc të Polonisë që është i 78 me radhë. Zyrtarë të Federatës së boksit kanë vequar kontributin e madh të Abaz Sylës përfaqësuesit të Federatës për diasporë.

Kosovaboxing.org
18 Maj 2011

1 thought on “Kosova përfaqësohet denjësisht në Poloni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.