RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kosova me tre boksier në kampionatin botëror në Kazakistan

2 min read

KosovaPrishtinë, 10 tetor 2013 – Përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtoj nesër për në Almaty të Kazakistanit në kampionatin botëror. Tre boksierët tanë që do të marrin pjesë do të janë, Liridon Zeqiri në 60 kg, Arian Gashi në 69 kg, dhe Armend Xhoxhaj në 81 kg. Krahas boksierëve tanë në Kazakistani përfaqësuesja jonë do të udhëhiqet nga përzgjedhësi Xhevdet Peci, ndërkohë që edhe Latif Demolli do të ndajë drejtësinë.

Ndrysha nga herat e kaluara ky kampionat do të jetë më i varfër sa i përket boksierëve shqiptarë. Shqipëria nuk do të dërgojë asnjë boksier, pastaj boksieri ynë i mirënjohur Fatlum Zhuta ka kaluar në boksin profesionist i cili pret debutimin e tij, dhe dy shpresat më të mëdha të boksit shqiptarë që garojnë për Gjermaninë. Kastriot Sopa dhe Xhek Paskali nuk do të jenë në Kazakistan. Sopa ka lënduar krahun dhe do të jetë jasht ringut deri në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa Paskali prapë është anashkaluar ku gjermanët kanë vendosur për boksierin tjetër të kësaj peshe Stefan Hartel.

Por, rëndësia më e madhe është se Kosova për herë të parë po merr pjesë në një kampionat botëror. Pastaj boksierët tanë do të janë para etheve të para të një ngjarje të madhe siç është kampionati botëror. Nuk do të jetë me rëndësi rezultati sa do të jetë pjesëmarrja, por gjithësesi do të jetë një përvojë e madhe vetë prezenca në kampionat botëror.

Kampionati botëror do të filloj me 11 shtator, ku nesër do të hidhet shorti dhe do të përfundoj me 26 tetor. Për kundërshtarët e boksierëve tanë do t`ju informojmë.

Artan Vërbica
10 tetor 2013

1 thought on “Kosova me tre boksier në kampionatin botëror në Kazakistan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.