RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Kosova me katër boksier në turneun “Ahmet Comert”. Zhuta vlerësohet boksieri që mund të triumfojë

1 min read

KosovaReprezentacioni i Kosovës në boks do të paraqitet me katër boksier në turneun “Ahmet Comert” në Turqi. Ata do të janë:  Liridon Zeqiri (60kg), Burim Hasani (64kg), Arian Gashi  dhe Armend Xhoxhaj (81kg).

Ndërkohë boksieri ynë nga Struga e Maqedonisë i cili fitoi medaljen e bronztë në Lojrat Mesdhetare në Mersin të Turqisë, Fatlum Zhuta do të jetë pjesëmarrës poashtu.

fatlum zhutaZhuta nga Kosova Boxing vlerësohet boksieri më i mirë shqiptarë në këtë turne, ndërsa bashkëpuntori ynë Avdyl Salihu, intervistoi boksierin tonë, i cili u deklarua për agjensionin tonë: “Të gjithë e dimë se gara në Stamboll është njëri ndër aktivitet më të forta në Evropë, pasi në të do të marrin pjesë 14 shtete dhe të njëjtat do të paraqiten  me boksierët më cilësor. Ne si reprezentacion nuk kemi pasur përgatitje speciale, arsyen nuk i di, por unë kam vazhduar punën me trajnerin tim tek klubi Sindi. Ndihem mirë i përgatitur dhe shpresoj se do të paraqitem me sukses në këtë garë”, deklaroi Zhuta për Kosova Boxing.

Turneun ndërkombëtar “Ahmet Comert” që do të mbahet në Stamboll nga 3 shtator e deri më 8, ku do të marrin pjesë 14 shtet. Ky turne do të jetë promovues për formën e boksierëve para kampionatit botëror që do të mbahet në Kazakistan e cila do të filloj me 5 tetor.

Avdyl Salihu
3 Shtator 2013

 

1 thought on “Kosova me katër boksier në turneun “Ahmet Comert”. Zhuta vlerësohet boksieri që mund të triumfojë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.