RTK

RTKLive
26 Janar, 2022

Kosova e përgaditur për Galanta me 10 Dhjetor

2 min read

Pas shtyrjes se meçit mes Galantes dhe Kosovës që ka qenë i paraparë në muajin Tetor dhe problemeve me viza Sllovake më ne fund ekipi i Reprezentacionit te Kosovës është  paisur me viza të Sllovakisë dhe Shengen dhe është e gatshme për meçin kthyes në mes të Galantes (Sllovaki) – Kosoves që do të mbahet me 10.12.2010 në Galanta të Sllovakisë. Pas suksesit të boksierëve të Kosovës në Turneun nderkombetar “Adem Jashari”  boksierët Kosovare nuk i kanë nderprere pergaditjet dhe janë në formë të mirë dhe pritet prezentim i mirë në Sllovaki. Ekipin nga Kosova do ta perfaqesoj Fatos Ferizi në 57kg, Liridon Zeqiri në 60kg, dhe Jeton Plakaj në 91kg. Ndersa si perforcim do te jenë Fatlum Zhuta nga Maqedonia në 75 kg, Stefano Lucca në 64 kg, Pintaudi Riccardo në 69kg dhe Marcheta Alessandro në 81kg. Drejtesinë në këtë duel do t`a ndajë edhe gjyqëtari ndërkombetar nga Kosova, Latif Demolli. Me ekipin tonë do te udhëtoj selektori Xhevdet Peci, traineri Muharrem Gjocaj dhe Ramadan Selimi president i FboxK. Dhe presim fitore nga ky meq qe te kualifikohemi per gjysemfinale te kesaj lige Boxing ONE, prandaj kemi bere perforcime nga jashte qe te korrim fitore nga ky meç.

Ekipi përbërë i Kosovës është ky :

57 kg – Fatos Ferizi
60 kg – Liridon Zeqiri
64 kg – Stefano Lucca
69 kg – Riccardo Pintaudi
75 kg – Fatlum Zhuta
81 kg -Alessandro Marchetta
91 kg – Jeton Plakaj

Xhevdet Peci – selektor
Muharrem Gjocaj – trajner
Latif Demolli – gjyqtar
Ramadan Selimi – president i FboxK

Kosovaboxing.org
3 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.