Pre. Gus 7th, 2020

Kampioni botëror Vasil Lomachenko stërvitë “WORK-OUT” para flamurit tonë kombëtar

2 min read

Vasyl LomachenkoOxnard, Kaliforni, 2 nëntor 2015 – Mediat botërore sot kanë publikuar stëvitjet e “WORK-OUT” të para meçit që do të zhvillohet këtë të shtunë me 7 nëntor në Thomas & Mack Center në Las Vegas ndërmjet kampionit botëror, ukrainasit Vasyl Lomachenkos dhe meksikanit Romulo Koasicha.

Por, ajo që për ne është e kënaqshme dhe e rëndësishme është se Lomachenko stërvitjet ishte duke i bërë në palestrën e “Robert Garcia Boxing Academy” në Oxnard të Kalifornisë, ku në prapavijë shihej flamuri ynë kombëtar. Këto filmime dhe fotografi po çarkullojnë në gjithë botën.

Dardan ZenunajLomachenko ZenunajSikur se në vitin 2008 kur Manny Pacquiao stërvitej për meçin e dytë me Juan Manuel Marquez para flamurit tonë kombëtar që kishte marrë jehonë të madhe, edhe këtë vit një tjetër boksier me renome botërore gjendet para mediave botërore, para flamurit kombëtar.

Është boksieri ynë Dardan Zenunaj, kampioni WBA Internacional në kategorinë super pendël, i cili edhe atëherë në “Wild Card Boxing Club” në Los Angjelos ka varur flamurin kombëtar dhe tani në “”Robert Garcia Boxing Academy” në Oxnard të Kalifornisë.

Zenunaj edhe një herë ka dëshmuar atdhe dashurinë që ka për kombin dhe flamurin. “Është amaneti i dëshmorëve tanë për ti dhënë dritë flamurit tonë dhe unë kudo që shkoj vazhdoj të përmbushi premtimin e tyre” theksoi Zenunaj për Kosova Boxing.

Zenunaj është bërë pjesë e klubit të trajnerit Robert Garcias, dhe do të bëjë shumë shpejt debutimin në SHBA. Ai vazhdimisht është duke bërë stërvitje me emra të mëdhenj botëror siç është Vasyl Lomachenko, Brandon Rios, etj.

E falenderojmë boksierin tonë Dardan Zenunaj për fotot e sjellura enkas për Kosova Boxing dhe njëherit i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.