RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

James Kraft kundër Felix Sturm me 19 qershor

2 min read

19 qershori do të jetë një ngjarje interesante sa i përket boksit shqiptarë. Në Hamburg të Gjermanisë, do të ngjiten në ring tre shqiptarët tanë, vëllezërit Kraft dhe Senad Gashi. Po ju sjellim këtë informacion pasi të tre boksierët tanë do të kenë përballje të forta, sfiduese dhe mjaft domethanëse.

Meçi kryesor do të jetë ai i Musa Avdimetaj, i njohur në Gjermani si James Kraft. Jamesi (19-0-1, 10 KO) i pamposhtur deri më tani do të ballafaqohet kundër legjendës boshnjake-gjermane, Adnan Catic i njohur edhe ai si Felix Sturm (41-5-3, 18 KO). Dueli do të zhvillohet në 10-raunde dhe do të jetë i një rëndësie të veçant për boksierin tonë dhe fitorja që sigurisht do të çmohet shumë pasi Sturm edhe pse në një moshë të shtyrë, gëzon respekt të madh në Gjermani. Epërsia e Jamesit do të jetë mosha e re kur dihet që ai ka 24-vjeç, ndërsa Sturm është 42-vjeçar.

Në këtë mbrëmje do të paraqitet edhe Safet Avdimetaj, i njohur si Toni Kraft. Toni (16-1-2, 4 KO) do të ndeshët me gjermanin Juergen Doberstain (26-4-1, 7 KO). Ky duel do të zhvillohet në tetë raunde.

Një tjetër duel do të jetë poashtu interesant në këtë mbrëmje. Senad Gashi (21-3-0, 21 KO) do të ballafaqohet me malazesin e pamposhtur, Marko Radonjic (22-0, 22 KO). Ky duel pritet poashtu të jetë sfidues dhe mjaft interesant.

www.kosovaboxing.org
11 maj 2021

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.