RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Ibrahim Balla mbron titullin WBA të Oqeanisë me 11 mars

1 min read

I zgjedhuri boksieri i vitit nga agjencioni ynë Kosova Boxing, Ibrahim Balla, do të mbroj titullin e oqeanisë në kategorinë WBA me 11 mars në Altona North të shtetit Victoria të Australisë.

Balla (13-1, 7 KO) do të ketë punë të vështirë pasi para tij ka kundërshtarin nga Tajlanda, të pamposhturin Norasing Kokietgum (22-0-1, 15 KO). Përballja e tyre do të zhvillohet në dhjetë raunde.

Balla titullin WBA të Oqeanisë e fitoi me 21 tetor të vitit të kaluar duke mposhtur afrikanin nga Tanzania, Salimu Jengu (9-1, 6 KO) me vendim unanim. Ibrahimi renditet i 76-ti në boxrec.com në kategorinë super pendël dhe pritet në ranglistën e re nga versioni WBA të renditet në mesin e 15 më të mirëve.

Në parameç do të boksoj edhe vëllai Qamili. Qamili ende nuk i është caktuar kundërshtari por pritet të mësohet shumë shpejtë. Qamili deri më tani ka zhvilluar 13 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 11 fitoresh (5 KO) një barazim dhe një humbje. Qamili renditet lartë në kategorinë e lehtë, i 110-ti në boxrec.

www.kosovaboxing.org / 26 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.