RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Henri Ademaj triumfon në Norvegji

1 min read

Grigehallen, Bergen-Norvegji, 7 mars 2020 – Boksieri shqiptar, Henri Ademaj ka fituar sonte përballjen në Bergen të Norvegjisë, kundër vendasit Aron Jahnsen me vendim të një-anshëm pas katër raundeve.

Ademaj (1-1-0, 0 KO) i cili konsiderohej jo favorit në këtë përballje, befasoi norvegjezin i cili para vetës kishte shumë meçe në kikboks dhe MMA duke e befasuar atë në meçin e tij të parë profesionist.

Pas katër raundeve të zhvilluar dy prej gjyqëtarëve vlerësuan fitues boksierin tonë me rezultat 39-37, ndërsa njëri i dha Jahnsenit 38-37. Si do që të jetë kjo fitore për Ademaj vije në një moment të vlefshëm pasi boksieri ynë meçin debutues me 11 gusht të vitit të kaluar e kishte humbur në Itali nga Mattia Di Tonto. Pra, kjo fitore i kthen vetbesimin dhe motivin për të vazhduar karrierën e tij në të ardhmen.

Suksesi i Ademaj duhet ti atribohet edhe trajnerit të tij, Jani Nano. Nano ishte ai i cili besoi në Ademaj dhe pranuan sfidën në Norvegji duke besuar në fitore dhe ja tani nga Norvegjia kthehen kokë lartë me fitore të vlefshme për në Shqipëri.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.