RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Haye e penzionon Harrisonin

2 min read

M.E.N Arena, Mançester, Angli, 13 Nëntor 2010 – David Haye 25-1-0 (23 KO) ka mundur Audley Harrisonin 27-5-0 (20 KO) me KO në raund të 3-të, duke mbrojtur titullin e kampionit botëror në versionin WBA për herë të dytë. Haye siç kishte premtuar edhe e realizoj duelin duke mbaruar duelin mjaft shpejt. Në dy raundet e para Haye e bleu mjaft mirë dobësit e Harrisonit, ndërsa në raundin e tretë e gjeti cakun me një të djathtë të fortë ku e qiti në dysheme. Harrison u zgjua por Haye më pastaj vazhdoi goditjet deri sa gjyqëtari Luis Pabon ndërpreu duelin, sepse Harrison nuk ishte në gjendje të vazhdon.

David Haye pas duelit ishte mjaft i gëzuar për fitoren dhe thirri përsëri vëllezërit Klitschko për unifikim të titujve. Haye theksoi edhe një herë që nuk i frigohet por dëshiron që fitimi të jetë 50-50 përndryshe është nënqmuese ofertat e tyre. “I thras Klitschkot për 50-50 në çdo vend, në Amerikë, Britani të Madhe, Gjermani apo Rusi” theksoi Haye por jo me oferta nënqmuese. Ja ku jam, ju pres” ishin kërcnimet nga Haye.

Ndërsa Audley Harrison theksoi se do të tërhiqet nga boksi profesionist. Harrison theksoi se ishte i përgaditur mjaft mirë por ja që u mposht dhe ndjehet keq por këtë e ka boksi. Harrison nuk i ka realizuar predspozitat e talentit që të jetë trashigimtar i të famëshmit Lennox Lewis. Ai kur fitoi medaljen e artë olimpike në Sidnej 2000, ishte vlerësuar mjaft shumë, por ja që nuk realizoi atë që e kishin prit shumë britanik. Por popullin anglez nuk mundet të jetë i zhgënjyer sot sepse ata kanë një boksier të madh si David Haye i cili mund t`i bashkon të gjitha brezat, siç kishte bërë Lennox Lewis.

Artan Vërbica
14 Nëntor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.