krasniqi-vs-abraham-2San Juan, Puerto-Rico, 24 tetor 2016 – Konventa e 29-të e versionit botëror WBO është zhvilluar në javën që lam pas në qytetin San Juan të Puerto-Ricos nga data 16 deri 21 nëntor. Nga shteti i karaibeve, Puerto-Rico, na vijnë lajme të mira ku boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi është përzgjedhur nga WBO që të boksoj kundër gjermanit Arthur Abraham për duelin eliminator për titull bote në kategorinë super të mesme.

Pra, kjo do të jetë një mundësi e artë për boksierin tonë i cili mund ta fiton rastin e tretë për të sfiduar titullin e botës. Sigurisht që bisedat ndërmjet SES Boxing-ut, ekipi i Krasniqit dhe Saurland Event-it, ekipi i Abraham, priten të fillojnë shumë shpejtë që ky meç të realizohet.

Krasniqi ishte shumë pranë të fitoj titullin e kampionit të botës kundër Nathan Cleverlyt dhe Juregen Brahmer, por që ishte i pa fat. Shpresojmë që e treta të jetë e vërteta për boksierin tonë, ku populli ynë përfundimisht do të ketë kampionin e botës.

SES Boxing është zgjedhë ekipi më i mirë promovues i WBO-së për 2016. Promoteri i Krasniqit, Ulf Steinforth u zgjedh promoteri i vitit, ndërsa që boksieri më i ri nga WBO u zgjedh boksieri poashtu nga SES Boxing, Tom Schwarz. Edhe një boksier tjetër i SES Boxing fitoi një luftë eliminatore, bëhet fjalë për Dominick Boesel i cili në kategorinë gjysëm të rënd do të takohet me amerikanin Sean Monoghan.

Artan Vërbica 
24 tetor 2016