Stub Hunter Center, Carson, SHBA, 5 maj 2018 – Me apo me Canelo Alvarezin, Gennady Golovkin ka zhvilluar ngjarjen e tij, “Cinco De Mayo”. Ngjarja u zhvillua për herë të dytë për Golovkin në qytetin Carson pas vitit 2014, ku jetojnë shumë meksikan. Golovkin në prani të 7837 shikuesve nakatoi Vanes Martiorsyan në raundin e parë

Me këtë fitore Golovkin (38-0-1, 34 KO) ka mbrojtur titullin e kampionit të botës për herë të njëzet duke e barazuar rekordin e Bernard Hopkins.

Martirosyan (36-4-1, 21 KO) e filloi mirë duelin duke arritur të fitoj raundin e parë ku arriti disa herë ti kundërpërgjigjet mjat mirë kazakut. Raundi i dytë ishte krejtësisht ndryshe. Golovkin e filloi mjaft mirë ku në tentativën e parë arriti me një aperkat ta shkund armenin e natyralizuar. Në vazhdim Golovkin hetoi edhe më shumë dobësit e Martirosyan dhe në minutën 1:53 të këtij raundi i dha fund dilemës së fituesit duke a nakautuar. Ishin goditjet rrebesh, precize, direkt i majtë, e djathtë e fortë, sërish kroshe e majtë dhe e fundit e djathtë e fortë duke e plandosur, ku Martirosyan nuk kishte fuqi të ngritet.

Golovkin ishte parashikur të boksoj me Canelo Alvarez, pikërisht me këtë datë në Las Vegas, por meksikani doli të rezultoj dy herë pozitiv me substancën “Cleanbuterol”. Canelo u suspendua për 6-muaj.

“Jam i gatshëm për ty. Unë për 9-vite i mbaj të gjitha titujt e kampionit botëror. Eja dylufto dhe mi merrë” theksoi Golovkin pas meçit duke i dërguar mesazh meksikanit Canelo Alvarez.

www.kosovaboxing.org
6 maj 2018