RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj, Xhilla dhe Nimani boksojnë këtë fundjavë

3 min read

Këtë fundjavë do të kemi disa duele interesante ku protagonistë kryesor do të janë boksierët tanë, Arnold Gjergjaj, Agron Xhilla dhe Besart Nimani. Të tre boksierët tanë do të zhvillojnë duelet e tyre në ringje të ndryshme.

Arnold Gjergjaj do të zhvillon meçin e dhjetë të tij profesional, ku për kundërshtar do të ketë romunin Liviu Ungureanu. Meçi do të zhvillohet në qytetin Lousane të Zvicrës dhe pritet fitorja e radhës për Gjergjaj.
Gjergjaj ka rekord fantastik 9-0 (6 KO) dhe radhitet i 231 nga enti për statistika në boxrec.com. Ndërsa kundërshtari i tij Ungureanu ka rekord më të dobët 1-8-0 (1 KO). Gjergjaj pas këtij dueli mund të zhvillon një meç profesionist në qytetin e tij të lindjes në Gjakovë me 17 Qershor. Paraqitja e tij para publikut vendas do të pritet mjaft mirë nga dashamirët e qytetit të Gjakovës, pasi ky qytet në të kaluar ka dhënë shumë për boksin kosovar.

Agron Xhilla do të zhvilloj meçin e radhës këtë të shtunde në Mynih të Gjermanisë kundër sërbit Dusan Pashiç. Xhilla i cili po kalon një karrierë të sukseshme do të mundohet të shënoj fitoren e radhës. Xhilla 8-1-0 (5 KO) pas këtij dueli do të boksoj për titullin IBF Youth në muajin Tetor. “Pres një fitore këtë vikend. Më pastaj do të koncetrohem në përgaditje për meçin e radhës që do të jetë i vlefshëm mjaft për mua, ai IBF për të rinjë. Kjo do të jetë sfida më e madhe për mua” theksoi Xhilla për Kosovaboxing.org. Kundërshtari i Xhillës, serbi Pashiç ka përvoj të madhe në boksin profesionist, ku ka zhvilluar 24 meçe profesioniste dhe ka fituar 4 meçe (2 KO) dhe të  tjerat i ka humbur, por kjo nuk do të jetë problem për struganin pasi ka talent të jashtëzakonshëm për ta mposhtur Pashiçin.

Dueli tjetër këtë fundjavë do të jetë për Besar Nimanin, i cili do të zhvilloj meçin e tij të tretë profesionist. Nimani në duelet e para i ka për funduar me fitore, dhe ato para kohe me ndërprerje, dhe këtë kontinjutet pritet ta vazhdon edhe kësaj radhe. Ai për kundërshtar do të ketë turkun Satilmis Benli i cili ka katër meçe profesioniste, tre fitore (1 KO) dhe një humbje. “Jam në formë të duhur dhe do të shënoj fitoren e radhës” theksoi Nimani nëpërmjet lidhjes telefonike sot për Kosovaboxing.org. Ai ishte paksa ishte i brengosur se motra e tij, talentja më e madhe shqiptare që e kemi, Azize Nimani do të boksoj në një tjetër arenë sportive kundër reprezantcionit të Turqisë. “Do të mundohem të koncetrohem në meçin tim, por mendjen e kam edhe tek motra ime, Azizja e cila bokson në ndeshjen miqësore kundër reprezentueses turke” theksoi Nimani.

Pra ky vikend do të jetë mjaft i pasur sa i përket paraqitjes së boksierve tonë, por kjo e zbukuron edhe më shumë këtë fundjavë meçi i Azize Nimanit me reprezentuesen e Turqisë. Ajka e këtij vikendi do të jetë edhe dueli mes Pacquaio dhe Mosley për të përfunduar sa më mirë.

Artan Vërbica
5 Maj 2011

1 thought on “Gjergjaj, Xhilla dhe Nimani boksojnë këtë fundjavë

  1. Tre boksierve luanve shqiptar i deshiroj suksese meqet qe do ti zhvillojn e posaqerisht Besart Nimanit qe le qe osht nje Bokser i jashtzakonshem po osht edhe shok shum i mir Respekt vetem perpara Suksese te metutjeshme (Y)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.