RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj pëson nga irlandezi Sean Turner

1 min read

Basel, Zvicër, 9 dhjetor 2017 – Arnold Gjergjaj (30-2-0, 22 KO) ka dëshpëruar me paraqitjen e tij kundër irlandezit Sean Turner (12-1, 8 KO) mbrëmë në meçin e zhvilluar në Basel të Zvicrës duke humbur me nakaut në raund të tetë.

Gjergjaj i cili kishte stërvitur shumë për këtë përballje nuk arriti të tregoj më të mirën e tij. Sean Turner siç kishte deklaruar për mediat britanike se në Zvicër po udhëton për fitore, ashtu dhe doli. Turner ishte i uritur për suksesë arriti objektivin e tij, ndërsa që kjo humbje për Gjergjajn shuan aspiratat e tij për të ardhur te ndonjë suksesë më të madh.

Në parameç boksuan edhe dy shqiptarë. Faton Vukshinaj (5-0, 4 KO) mposhti ukrainasin me nënshtetësi polake, Mykola Vovk (12-3-0, 8 KO) me nakaut teknik në raund të tetë. Poashtu Labinot Xhoxhaj (6-0, 5 KO) mposhti boksierin nga Gjeorgjia, David Ribakoni (16-19-5, 7 KO) me nakaut teknik në raund të katërt.

www.kosovaboxing.org
10 dhjetor 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.