RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj kundër polakut Malujda me 20 Tetor

1 min read

Arnold Gjergjaj do të zhvillon duelin e radhës me 20 Tetor në Bazel të Zvicrës, ku për kundërshtar do të ketë boksierin polak Mateusz Malujda. Gjergjaj ka kohë që është duke përgatitur për këtë përballje ku është pritur të sfidon titullin WBU, por Federata e boksit profesionist të Zvicrës nuk e njeh këtë version dhe kundërshtari i tij nuk është i ndonjë kalibri botëror për të sfiduar ndonjë titull tjetër. Prandaj dueli i radhës do të jetë 8 raundëshe, deri sa sfida për ndonjë titull do të vije shumë shpejtë. Pas këtij dueli Gjergjaj do të ketë edhe një përballje gjatë këtij viti ku me 16 Dhjetor do të bokson sërish në Zvicër.

Bilanci i i boksierit tonë Gjergjaj deri më tani është 17-0 (11 KO), ndërsa polaku Mateusz Malujda ka 3 fitore dhe 2 humbje.

Sfidat dhe titujt e mëdha për boksierin tonë do të vijnë shumë shpejtë ku me potencialin që posedon Gjergjaj, do të jetë ndër boksierët kryesor në Botë në kategorinë e rënd.

Për rrjedhat e tjera do t`ju informojmë në ditët në vijim.

Artan Vërbica
12 Tetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.