RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj, Gashi, Tatli pësojnë në përballjet e tyre

2 min read

Tre bokiserët tanë që zhvilluan përballjet e tyre në fundjavë, të tre pësuan humbje.

Arnold Gjergjaj (32-3, 24 KO) nuk arriti të rikthen titullin e kampionit evropian për shtetet e jashtme të Bashkimit Evropian, “EBU-External”, duke pësuar në Stamboll kundër turkut që ishte vendas, Umut Camirkan (12-0, 11 KO). Dueli ishte mjaft i ngusht por që gjyqëtarët i dhanë më shumë epersi boksierit vendas Camirkan për të fituar këtë brez që Gjergjaj e kishte më parë.

Tre gjyqëtarët i dhanë fitoren Camirkan, dy me 115-113, ndërsa njëri ishte larg çdo realiteti duke e gjykuar me 118-110. Marrë në përgjithësi meçi ishte i fortë dhe sfidues, ndërsa që Gjergjaj edhe ka mundur të jetë fitues, por u pa që gjyqëtarët ishin të një-anshëm dhe jo transparent.

Senad Gashi (17-3, 17 KO) arriti ti mbajë të gjitha raundet Dereck Chisora-s. Dueli ishte mjaft i mërzitshëm ku boksieri ynë më shumë ishte i interesuar të mbajë të gjitha raundet se sa të fiton, ndërsa që Chisora (30-9, 21 KO) jashtë formës së tij. Në fund përballja u përmbyll me fitore nga Chisora me vendim unanim pas 10-raundeve. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e thellë të britanikut, 100-90, 100-91 dhe 99-91.

Edis Tatli ishte i pafat në debutimin e tij në SHBA. Tatli (31-3-0, 10 KO) pati përballë meksiko-amerikanin perspektiv Teofimo Lopez (13-0, 11 KO). Tatli që nga fillimi pati probleme dhe nuk arrinte të vije tek përballja e tij e dëshirueshme, ndërsa që Lopez që njihet si një boksier i dhunshëm këtë arriti ta dëshmoj edhe kundër boksierit tonë. Nga raundi në raund Lopez ishte më i mirë dhe ngriste tempon e luftës ku në të pestin në një tentim godet fortë me të djathtën e tij në stomak Tatlin duke e përfunduar meçin. Lopez edhe një herë dëshmoi se ka të ardhme të ndritshme, ai është vetëm 21-vjeçar dhe koha e tij po vjen ku me siguri do të jetë një yll i madh botëror.

www.kosovaboxing.org / 21 prill 2019

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.